Dhuka: Hapa të sigurt në negociatat me BE, zhvilluam 4 konferenca ndërqeveritare dhe çelëm 24 kapituj

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka raportoi sot në Komisionin për Çështjet Europiane mbi projekt pozicionin negociues për grupkapitullin V “Burimet, bujqësia dhe kohezioni” për negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.


Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka raportoi sot në Komisionin për Çështjet Europiane mbi projekt pozicionin negociues për grupkapitullin V “Burimet, bujqësia dhe kohezioni” për negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Dhuka vlerësoi se “Shqipëria po ecën me hapa të sigurt dhe sistematik në procesin e çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”.

Në 10 muajt e fundit, Dhuka theksoi se “kemi arritur të zhvillojmë me BE-së 4 konferenca ndërqeveritare dhe të çelim 24 kapituj dhe tre kritere”.

“Me diskutimet e sotme me ju, sa i përket grupit të fundit të kapitujve Shqipëria përfundon përgatitjet teknike për të çelur negociatat për të 33 kapitujt. Sigurisht që unë shpreh vlerësimin e madh për mbështetjen politike, vullnetin politik të vendeve anëtare mbështetjen e çmuar të Komisionit Europian”, u shpreh Dhuka.

Sipas Kryenegociatores, qartazi duket theksi i ripërtërirë i BE-së tek zgjerimi.

“Grupi i kapitujve apo i fushave që do të diskutojmë sot ka një rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe ekonominë shqiptare. Do të flasim për çështje të bujqësisë, të ushqimit dhe të sigurisë ushqimore të produkteve në treg, të peshkimit. Për çështje të lidhura me rajonet, bashkitë dhe zhvillimin e tyre”, u shpreh Dhuka.

Çështjet që do të diskutohen në këtë grupkapitull, sipas Dhukës, kanë rëndësi të veçantë për fermerët, agropërpunuesit, tregtuesit e produkteve ushqimore në tregun vendas, si dhe për eksportuesit, peshkatarët, rajonet dhe bashkitë tona.

“Me këtë grupkapitull Shqipëria e përmbyll fazën e çeljes së negociatave. Sigurisht është në pritje të shqyrtimit dhe vendimit të vendeve anëtare, me besim dhe vlerësim në muajt e ardhshëm dhe kalon gradualisht në fazën tjetër të procesit, atë të mbylljes së negociatave dhe të përgatitjes teknike për mbylljen e negociatave”, u shpreh Dhuka.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër

Në një artikull të botuar nga “Time Out”, autorët Anya Ryan dhe Liv Kelly e rendisin bregdetin jugor të Shqipërisë…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër

Në një artikull të botuar nga “Time Out”, autorët Anya Ryan dhe Liv Kelly e rendisin bregdetin jugor të Shqipërisë…