Kryegjyshi i bektashinjve merr kryesimin e Bordit të Presidencës të Këshillit Ndërfetar

Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë (KNFSH) zhvilloi sot mbledhjen e parë të vitit në ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.


Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë (KNFSH) zhvilloi sot mbledhjen e parë të vitit në ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Sipas njoftimit të KNFSH-së, gjatë mbledhjes, Mons. Gjergj Meta, kryetar në detyrë i KNFSH-së, i dorëzoi detyrën Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili do të kryesojë Bordin e Presidencës për periudhën 1 janar 2026 – 1 janar 2027.

Sekretari i Përgjithshëm, Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, prezantoi fazën finale të Planit Strategjik të KNFSH-së për periudhën 2026-2028, i cili u miratua unanimisht. Plani ka fokus forcimin e dialogut ndërfetar, promovimin e bashkëjetesës paqësore përmes edukimit mbi vlerat universale, si dhe rritjen e rolit të të rinjve dhe grave në shoqëri.

Gjithashtu, Bordi miratoi buxhetin për vitin 2026, që do të mbështesë zbatimin e projekteve dhe aktiviteteve të planifikuara sipas Planit Strategjik.

“Gjatë mbledhjes u diskutuan edhe çështje aktuale shoqërore dhe roli i komuniteteve fetare në adresimin e sfidave sociale, edukative dhe kulturore. Vendimet e marra u firmosën dhe u konfirmua angazhimi i KNFSH-së për dialog, harmoni dhe bashkëjetesë ndërfetare në vend”, citon njoftimi i KNFSH-së.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Lamallari: Policia ka menaxhuar me maturi protestat

Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari deklaroi ditën e sotme se Policia e Shtetit ka menaxhuar me maturi protestat…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari: Policia ka menaxhuar me maturi protestat

Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari deklaroi ditën e sotme se Policia e Shtetit ka menaxhuar me maturi protestat…