Denada Bullari – Historia e një brezi që e ktheu sakrificën në art dhe sukses

E lindur në Elbasan dhe e diplomuar në Institutin e Arteve të Bukura të Athinës


Prindërit e tyre lanë pas jetën, vendin dhe shumë sakrifica, me një dëshirë të vetme: që fëmijët e tyre të kishin një jetë ndryshe, një të ardhme tjetër dhe mundësi të reja. Sot, brezi i dytë po i bën krenarë ata prindër dhe po dëshmon se sakrificat e një brezi të tërë nuk kanë qenë të kota.

Një prej këtyre historive është ajo e Denada Bullarit, e lindur në Elbasan dhe e diplomuar në Institutin e Arteve të Bukura të Athinës. Që prej vitit 2010, puna e saj artistike është prezantuar në shumë ekspozita dhe projekte në Greqi, Itali e më gjerë. Në vitin 2021, puna e saj u përzgjodh për galerinë ndërkombëtare të fotografisë “HOME’21”.

Denada ka marrë pjesë në projekte, ekspozita dhe aktivitete të ndryshme artistike në Athinë, Romë dhe Ios, ndër të cilat Athens Photo Festival, Open Studios në ASFA, “Building 300 Men”, “Lockdoën”, “Visual Thoughts of Boiotian Creators”, “ICONOSTASIA”, “Në Rrethin e Tsarouchis-it”, “Poezi dhe Pikturë”, “Yakinthia 2025” dhe “Settimana Ellenica”.

Ajo ka qenë pjesë e një projekti me vepra të dhuruara për Spitalin Universitar “Sotiria” të Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës, çka tregon edhe shpirtin human të saj. Denada është renditur në vendin e 6-të në Konkursin e 8-të të Fotografisë IANOS, me temën “Me Pamje nga një Varg”. Fotografia e saj “Tëo” u përzgjodh ndër 30 imazhet e ekspozuara në librarinë IANOS.

Nga Elbasani në Athinë, nga pasioni te arti, nga puna e përditshme te skenat artistike greke, Denada Bullari është një shembull i një brezi që ndërton identitetin e vet përmes talentit, punës dhe përkushtimit. Si një model i tillë, televizioni ERT1, përmes emisionit “Proian se eidon”, e vlerësoi atë si një simbol të brezit që i ktheu në art dhe sukses sakrificat e prindërve të tij.

Sepse pas çdo suksesi të brezit të dytë qëndron shpesh një histori sakrifice e brezit të parë.

* Marrë nga faqja e Ambasadës Shqiptare në Greqi

Gonxhja takim me homologen greke: Nis së shpejti restaurimi i banesës së Faik Konicës

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja pas takimit dypalësh në bashkinë e Prespës…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja takim me homologen greke: Nis së shpejti restaurimi i banesës së Faik Konicës

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja pas takimit dypalësh në bashkinë e Prespës…