
Ambasadori Cremades merr pjesë në “Balkan Cine Fest”
Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të edicionit të tretë të “Balkan Cine Fest”, të zhvilluar në qytetin historik të Beratit

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të edicionit të tretë të “Balkan Cine Fest”, të zhvilluar në qytetin historik të Beratit, i cili nisi me shfaqjen e filmit spanjoll “En los márgenes”, me regji të Juan Diego Botto dhe me protagoniste aktoren e njohur spanjolle Penélope Cruz.

“Gjatë fjalës së tij, Ambasadori përgëzoi organizatorët për zhvillimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm kinematografik, i cili, përmes kinemasë, nxit dialogun dhe shkëmbimin ndërmjet kulturave dhe shoqërive të ndryshme.
Gjithashtu, ambasadori Cremades, theksoi fuqinë e kulturës dhe të kinemasë si mjete që na afrojnë me realitete të tjera, nxisin reflektimin dhe përcjellin mesazhe mbi çështje themelore të jetës njerëzore, si dinjiteti, solidariteti, pabarazia, liria dhe rëndësia e ndërtimit të shoqërive më të drejta dhe gjithëpërfshirëse”, shkruan ambasada spanjolle në rrjetet sociale.


















