Spahiu: Shërbimet sociale duhet të fuqizojnë familjet dhe të garantojnë kujdesin për fëmijët pa përkujdesje prindërore
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu, zhvilloi një takim me drejtuesit e 28 institucioneve të përkujdesit social, ku u diskutua për sfidat dhe nevojat e këtyre strukturave, si dhe për përmirësimin e shërbimeve për grupet në nevojë.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu theksoi rëndësinë e punës për fëmijët, të moshuarit, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara, duke vënë në fokus fuqizimin e familjeve dhe mbështetjen për jetesë të pavarur.
“Puna jonë është të fuqizojmë familjet, të aftësojmë fëmijët për jetesë të pavarur, të mbështesim të moshuarit dhe gratë viktima të dhunës e trafikimit”, u shpreh ministrja.
Spahiu u ndal edhe te modelet e përkujdesit për fëmijët pa kujdes prindëror, duke theksuar se synimi është që këto qendra të ofrojnë një mjedis sa më të ngjashëm me atë familjar.
Gjatë takimit me drejtuesit e institucioneve të përkujdesit social, ministrja theksoi gjithashtu se këto kategori të shoqërisë sonë janë përballur më herët me situata që nuk duhet të përsëriten, duke e vendosur përmirësimin e standardeve të kujdesit dhe mbrojtjes së tyre në fokus të punës së këtyre strukturave.
Marrë nga ATSH