Karakaçi: Fotovoltaikët mbuluan 30% të konsumit të energjisë në qershor, 868 GWh deri në gusht

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se prodhimi i energjisë nga impiantet fotovoltaike arriti në 868 GWh deri në fund të gushtit


Rreth 30% e energjisë elektrike të konsumuar në Shqipëri gjatë qershorit u prodhua nga impiantet fotovoltaike, duke konfirmuar rritjen e rolit të energjisë diellore në sigurinë dhe qëndrueshmërinë e sistemit elektroenergjetik.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se prodhimi i energjisë nga impiantet fotovoltaike arriti në 868 GWh deri në fund të gushtit.

Sipas Karakaçit, diversifikimi i burimeve të prodhimit po rrit kontributin e energjisë së prodhuar në vend dhe po forcon sigurinë energjetike.

“30% e energjisë së konsumuar në qershor u prodhua nga impiantet fotovoltaike”, deklaroi ministri, duke theksuar se energjia diellore po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në sistemin elektroenergjetik.

“Në periudhën më të vështirë për sistemin elektroenergjitik shqiptar, që është sezoni i verës ku niveli i ujit në kaskadën e Drinit bie ndjeshëm për shkak të thatësirës, prodhimi i energjisë nga impiantet fotovoltaike është bërë një faktor i rëndësishëm për balancimin e prodhimit të energjisë”, tha ministri.

Ai nënvizoi se rritja e prodhimit nga burimet fotovoltaike kontribuon në afrimin e Shqipërisë me objektivin për më shumë pavarësi energjetike deri në vitin 2030.

“Këto të dhëna konfirmojnë efektivitetin e politikave të qeverisë në drejtim të rritjes së sigurisë energjetike në vend përmes diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë. Ky është një tregues i qartë se diversifikimi i burimeve të energjisë po forcon qëndrueshmërinë e sistemit elektroenergjetik dhe po i jep Shqipërisë më shumë siguri dhe pavarësi energjetike. Ky progres është pjesë e objektivit strategjik të qeverisë për ta çuar vendin drejt pavarësisë energjetike deri në vitin 2030, duke rritur prodhimin vendas dhe duke diversifikuar burimet e energjisë”, deklaroi Karakaçi.

Vitet e fundit diversifikimi i burimeve të energjisë, veçanërisht përmes investimeve në burimet e rinovueshme, synon të rrisë prodhimin vendas dhe të forcojë qëndrueshmërinë e sistemit elektroenergjetik.

Marrë nga ATSH

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…