Hispan: Të adresohen rekomandimet e Asamblesë Parlamentare të KiE për Reformën Zgjedhore

Pablo Hispan, president i Këshillit për Zgjedhje Demokratike njëherësh anëtar i Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës nënvizoi sot nevojën për hartimin e një Reforme Zgjedhore gjithëpërfshirëse në Shqipëri.


Pablo Hispan, president i Këshillit për Zgjedhje Demokratike njëherësh anëtar i Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës nënvizoi sot nevojën për hartimin e një Reforme Zgjedhore gjithëpërfshirëse në Shqipëri.

Reforma zgjedhore ishte temë e një prej tre paneleve të konferencës “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias” të organizuar nga Kuvendi.

Duke marrë fjalën në këtë panel, Hispan theksoi se në historinë shqiptare reforma zgjedhore shpesh iniciohet pas zgjedhjeve dhe kjo do të thotë se nuk duhet të kemi pritshmëri.

“Në pikëpamjen tonë, ndryshimet e shpeshta që i bëhen Kodit Zgjedhor dhe legjislacionit më shumë janë drejtuar nga strategjitë e ngushta të partive politike se sa për përmirësimet e nevojshme”, shtoi ai.

Ndaj, Hispan theksoi se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës mirëpret marrëveshjen e re për konsensusin e gjerë lidhur me përfaqësimin e të gjithë aktorëve politikë në komisionin e reformës.

“Stabiliteti i sistemit zgjedhor është shumë i rëndësishëm për të garantuar besimin te procesi zgjedhor në mënyrë që rezultatet e zgjedhjeve të jenë të pranuara gjerësisht”, tha Hispan, ndërsa nënvizoi rëndësinë e miratimit me konsensus të reformës zgjedhore.

“Mendimet e Komisionit të Venecias kanë përcaktuar se legjislacioni për zgjedhjet aktualisht në Shqipëri në parim është i përshtatshëm për të kryer zgjedhje, nëse do zbatohet si duhet dhe me besimin e duhur. Ndaj reforma zgjedhore duhet të sigurojë që dispozitat ligjore të zbatohen”, tha ai.

Sipas Hispan, “reforma zgjedhore duhet të trajtojë të gjitha ato mungesa dhe të hapë diskutimin për vetë sistemin zgjedhor”.

Po ashtu, sipas tij, me rëndësi është që reforma zgjedhore të garantojë që legjislacioni zgjedhor të zbatohet në përputhje me frymën e ligjit.

“Këto dy elementë janë shumë të rëndësishëm për t’u adresuar me reformën zgjedhore në Shqipëri duke shmangur politizimin e komisioneve të ndryshme”, tha ai.

Hispan theksoi se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës po e ndjek nga afër situatën politike në Shqipëri dhe ashtu si në shumë vende të tjera, po përballet me të njëjtat probleme si në Europën Perëndimore apo në vendet e Ballkanit.

“Ne duhet të forcojmë masat demokratike, institucionet e pavarura, transparencën e llogaridhënien. Duhet të fuqizohen komisionet zgjedhore të zgjedhura në mënyrë tejet të pavarur. Duhet të diskutojmë edhe lidhur me problemet e ndërhyrjeve të huaja. Po ashtu duhet diskutuar mbi ndalimin e abuzimeve dhe intimidimin e burimeve administrative; ndarjen e rolit të partive politike me shtetin dhe fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha ai.

Në përfundim, Hispan ftoi aktorët dhe partitë politike të përdorin rekomandimet e Asamblesë Parlamentare në lidhje me proceset zgjedhore për të përmirësuar më tej kuadrin zgjedhor.

“Çdo reformë zgjedhore së pari duhet të adresojë objektivat dhe mungesat e evidentuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë e kombëtarë dhe këto të implementohen në frymën e ligjit”, tha ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama nga Londra: Më shumë se 90% e shqiptarëve i besojnë Europës

Kryeministri Edi Rama ishte sot pjesë e panelit të Chatham House në Londër me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”,…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama nga Londra: Më shumë se 90% e shqiptarëve i besojnë Europës

Kryeministri Edi Rama ishte sot pjesë e panelit të Chatham House në Londër me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”,…