Tirana do të shndërrohet në skenë vallëzimi, Preljocaj premton shfaqje në 10 vendndodhje surprizë

Preljocaj ka organizuar edhe Festivalin Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor me artistë e koreografë nga kompanitë më presigjoze në Europë, nën udhëheqjen artistike të tij.


Për herë të parë në Tiranë, nga 9 deri më 25 tetor do të mbahet Festivali i parë Ndërkombëtar i Vallëzimit, me performanca nga kompani prestigjioze dhe aktivitete në 10 vendndodhje surprizë në kryeqytet.

Kryeministri Edi Rama përcolli në rrjetet sociale videomesazhin e koreografit të njohur shqiptaro-francez Angjelin Preljocaj, i cili do të sjellë këtë festival në kryeqytet.

Ylli botëror i koreografisë, shqiptaro-francezi Angjelin Preljocaj në videomesazh fton pjesëmarrësit për të marrë pjesë në një festë të vërtetë të vallëzimit modern, në 10 hapësira publike surprizë të kryeqytetit.

“Këtë vit krahas disa prej shfaqjeve më emocionuese të Europës në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, Teatrin Kombëtar, teatrin Metropol, teatrin e Kukullave dhe skena të tjera festivali do të hapet edhe për të gjithë qytetin me një shfaqje të re për publikun falas”, tha koreografi.

Preljocaj shtoi se së bashku me kompaninë e tij G.U.I.D do të sjellë vallëzimin pranë njerëzve duke ofruar shfaqje falas në vende të veçanta dhe të papritura në të gjithë Tiranën.

Preljocaj shprehu falënderimet për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovaconit, bashkinë e Tiranës, Bashkimin Europian, si dhe për të gjithë mbështetësit.

“Ju qytetarët e Tiranës ju jeni arsyeja pse mund të sjellim kaq shumë jetë, lëvizje dhe gëzim në rrugët tuaja. Këtë tetor le ta mbushim së bashku Tiranën me bukurinë dhe energjinë e vallëzimit”, tha Preljocaj.

Angjelin Preljocaj i lindur në Francë nga prindër shqiptarë, i nisi studimet me baletin klasik, përpara se të merrej me baletin modern duke arritur të interpretonte në skenat botërore.

Koreografia e tij përshkruhet si interpretim i baletit klasik dhe modern. Ai konsiderohet si një nga koreografët më të rëndësishëm bashkëkohorë. Preljocaj iu bashkëngjit Beletit të Operës Nacionale në Paris në vitet ’90 dhe udhëhoqi Kompaninë e tij që nga viti 1985.

I ftuar në podkastin e kryeministrit Rama dy vite më parë, Preljocaj tregoi edhe për ardhjen e tij në Shqipëri pas ’90-ës, ndërsa ka shtuar se pothuaj çdo vit ka dhënë shfaqjet për TKOB, pa pagesë, si mënyrë për t’i kthyer këtij vendi gjithçka që i ka dhënë dhe për të rivendosur lidhjen që ka thellë brenda vetes me Shqipërinë.

Vitet e mëparshme Preljocaj ka organizuar edhe Festivalin Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor me artistë e koreografë nga kompanitë më presigjoze në Europë, nën udhëheqjen artistike të tij.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…