Shkolla “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen, sukses i partneritetit gjermano-shqiptar në arsimin profesional

Përfaqësues të ambasadës gjermane në Tiranë dhe përfaqësues të Dhomës Zejtare të Dortmundit vizituan shkollën e mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen, ndërsa vlerësuan këtë bashkëpunim si “hap të rëndësishëm për arsimin profesional”.


Shkolla e mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen, një partneritet gjermano-shqiptar po hap rrugën për një edukim modern dhe praktik për të rinjtë që zgjedhin të ndjekin arsimin profesional.

Përfaqësues të ambasadës gjermane në Tiranë dhe përfaqësues të Dhomës Zejtare të Dortmundit vizituan shkollën e mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen, ndërsa vlerësuan këtë bashkëpunim si “hap të rëndësishëm për arsimin profesional”.

Falë këtij bashkëpunimi, arsimi në fushat e teknikës së automjeteve, elektroteknikës dhe punimit të metalit po ngrihet në një nivel tjetër. Të rinjtë në Shqipëri pajisen me aftësi praktike që janë shumë të nevojshme në ekonominë moderne.

“Dhe më e rëndësishmja: në vitin 2024, të gjithë të diplomuarit e këtyre programeve në shkollën “Shën Jozefi Punëtor” kanë gjetur një punë në profesion brenda 6 muajve pas përfundimit të arsimit”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ambasadës gjermane në Tiranë.

Kjo konsiderohet një dëshmi e qartë se arsimi profesional cilësor jo vetëm që forcon kompetencat profesionale, por edhe hap drejtpërdrejt rrugën drejt një të ardhmeje të suksesshme profesionale.

“Vizita tregoi se sa të rëndësishme janë partneritetet ndërkombëtare për ndarjen e njohurive dhe promovimin e cilësisë profesionale në mbarë botën”, përfundon njoftimi për shtyp.

Burimi ATSH

Michał Rusinek sjell poezinë e nobelistes Szymborskës në Tiranë

Në një event të veçantë kushtuar letërsisë dhe poezisë, Michał Rusinek ish-sekretari i poetes nobeliste, Wisława Szymborska dhe aktualisht drejtues…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Michał Rusinek sjell poezinë e nobelistes Szymborskës në Tiranë

Në një event të veçantë kushtuar letërsisë dhe poezisë, Michał Rusinek ish-sekretari i poetes nobeliste, Wisława Szymborska dhe aktualisht drejtues…