Inspektorati i Punës: Të ndalohet puna në kantieret e ndërtimit për shkak të motit të keq

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore u ka bërë thirrje subjekteve që operojnë në sektorin e ndërtimit që të ndalojnë punën në kantiere, për shkak të motit të keq.


Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore u ka bërë thirrje subjekteve që operojnë në sektorin e ndërtimit që të ndalojnë punën në kantiere, për shkak të motit të keq.

Në njoftimin e ISHPSHSH-së u bëhet apel subjekteve të ndërtimit që të sigurojnë skelat, vinçat, materialet dhe pajisjet në kantier.

Njoftimi i plotë:

Të gjithë subjektet që operojnë në sektorin e ndërtimit të marrin masat e nevojshme parandaluese në rast të parashikimit të një stuhie ose moti të keq.

Siguroni skelat, vinçat, materialet dhe pajisjet në kantier. Hiqni dhe vendosni në vend të sigurt elementët e lirë që mund të shkaktojnë rrezik.

Siguroni mbrojtjen e punëmarrësve duke ndërprerë punimet në kushte të rrezikshme. Vendosni shenjat paralajmëruese për sigurinë e të tretëve.

Të garantojmë sigurinë e punëmarrësve dhe qytetarëve si dhe të parandalojmë aksidente që mund të ndodhin nga kushtet e papërshtatshme atmosferike.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Po ndërtojmë një pasqyrë digjitale me IA për të identifikuar manipulimin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po ndërton një pasqyrë digjitale mbështetur mbi inteligjencën artificiale (IA) për të identifikuar…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Po ndërtojmë një pasqyrë digjitale me IA për të identifikuar manipulimin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po ndërton një pasqyrë digjitale mbështetur mbi inteligjencën artificiale (IA) për të identifikuar…