Mbi 571 mijë pasagjerë në dy javët e para të gushtit në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit

Rritje të konsiderueshme gjatë dy javëve të para të këtij muaji ka shënuar edhe numri i avionëve të përpunuar në Rinas.


Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas mirëpriti gjatë dy javëve të para të muajit gusht një numër të lartë pasagjerësh, duke thyer rekord.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, mbi 571,338 pasagjerë kanë ardhur në këtë aeroport, ose rreth 162 mijë pasagjerë më shumë se në të njëjtën periudhë të gushtit 2023.

Rritje të konsiderueshme gjatë dy javëve të para të këtij muaji ka shënuar edhe numri i avionëve të përpunuar në Rinas.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, rezulton se pjesë e trafikut ajror shqiptar kanë qenë 3308 avionë, kundrejt 2566 avionë që u regjistruan në 2 javët e para të gushtit 2023.

Shumica e pasagjerëve dhe avionëve të përpunuar janë regjistruar në flukset hyrëse të vendit tonë, duke konfirmuar se edhe përgjatë këtij muaji Shqipëria është kthyer në destinacionin e shumë turistëve të huaj. Edhe gjatë muajit korrik në vendin tonë kanë hyrë mbi 1 milion pasagjerë vetëm nga aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas.

Referuar shifrave zyrtare, nga janari deri në korrik të këtij viti në aeroport janë përpunuar mbi 5 milionë e 982 mijë pasagjerë, prej të cilëve 3 milionë e 547 mijë e 987 janë të huaj, dhe mbi 2 milionë e 430 mijë janë shqiptarë. Duke qenë se muaji gusht rezulton si periudha më e ngarkuar me flukset e vizitorëve të shumtë, pritet që fluksi i pasagjerëve të jetë tepër i lartë.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Begaj uron Krishtlindjen: Le të jetë burim paqeje dhe gëzimi

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot të gjithë besimtarët që festojnë Krishtlindjen, duke përcjellë një mesazh paqeje, shprese dhe begatie.

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj uron Krishtlindjen: Le të jetë burim paqeje dhe gëzimi

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot të gjithë besimtarët që festojnë Krishtlindjen, duke përcjellë një mesazh paqeje, shprese dhe begatie.