“Leja unike”, dy shërbime të reja në e-Albania në ndihmë të bizneseve që punësojnë shtetas të huaj

Bizneset shqiptare që kërkojnë të punësojnë staf të huaj, nga sot u hapet rruga të aplikojnë online në platformën e-Albania për të kryer procedurat e nevojshme të rekrutimit, plotësimit të dokumentacionit dhe punësimit të shtetasve joshqiptarë.


Bizneset shqiptare që kërkojnë të punësojnë staf të huaj, nga sot u hapet rruga të aplikojnë online në platformën e-Albania për të kryer procedurat e nevojshme të rekrutimit, plotësimit të dokumentacionit dhe punësimit të shtetasve joshqiptarë.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bën të ditur se aplikimin për marrjen e një konfirmimi nga strukturat përgjegjëse shqiptare lidhur me besueshmërinë e biznesit dhe për verifikimin nëse ka ose jo precedentë që bien ndesh me ligjin, subjektet tregtare e kryejnë nëpërmjet shërbimit elektronik: “Vlerësim Paraprak për aplikim për Leje Unike” – https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=16406.

Vetëm pasi merret vlerësimi pozitiv paraprak, brenda afatit kohor 10 deri 15 ditë pune, bizneset mund të aplikojnë për procedurën e dytë të rëndësishme, nëpërmjet të cilës mund të finalizohet kërkesa e tyre.

“Aplikim nga punëdhënësi për leje unike për të huajt” (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=16407) i ndihmon bizneset të depozitojnë kërkesën për lejen unike nëpërmjet një formulari të detajuar, ku u duhet të japin informacion të saktë për shtetasin që kërkojnë të punësojnë, si dhe të ngarkojnë dokumente specifike që variojnë nga fotografitë e kryera në 6 muajt e fundit, fotokopjen e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit, ftesën e nënshkruar nga personi fizik ose juridik, shqiptar ose i huaj rezident në Shqipëri, për të vijuar me dëshminë e aftësimit profesional dhe kontratën ose marrëveshjen mes subjektit dhe agjencisë së licencuar, në rastet kur përzgjedhja e kandidatëve është bërë nga një agjenci e tillë.

AKSHI njofton se, E-Albania u ofron aplikuesve që të kryejnë procedurën e pagesës online, por bizneset mund të zgjedhin ta dorëzojnë pagesën pranë sportelit fizik të bankave të nivelit të dytë. Gjurmimi i aplikimit mundësohet online, nëpërmjet një kodi të posaçëm që pajiset aplikanti, duke ofruar transparencë dhe informacion koherent mbi statusin e procedurës.

Brenda 8 ditësh, duke marrë miratim për punësimin dhe vizën e tipit D, shtetasit të huaj i krijohet mundësia të hyjë në territorin shqiptar dhe të nisë aktivitetin e tij si punëmarrës.

Në momentin kur shtetasi i huaj hyn në territorin shqiptar, pajisjet me lejen e qëndrimit provizore, të pajisur me vulë elektronike. Ndërkaq Leja e Qëndrimit mbërrin në adresën personale të e-mail-it, të shtetasit të huaj që do të jetojë dhe punojë në vendin tonë, brenda harkut kohor 4 deri në 12 javë nga momenti i aplikimit, përfshirë edhe rastet kur kërkohet plotësim dokumentacioni.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit theksoi se “me këto dy shërbime të reja, plotësohet kuadri i shërbimeve online për lejen unike, që u vijnë në ndihmë si shtetasve të huaj që kërkojnë të qëndrojnë dhe punësohen në Shqipëri, ashtu edhe subjekteve tregtare që të përfundojnë shpejt dhe thjeshtë procedurat e punësimit”.

(Marrë nga ATSH)

Festa e Fjetjes së Hyjlindëses Mari, Begaj uron besimtarët e krishterë

Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët e krishterë në të gjithë vendin për festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Festa e Fjetjes së Hyjlindëses Mari, Begaj uron besimtarët e krishterë

Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët e krishterë në të gjithë vendin për festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari