Begaj: Mirditorët kanë çfarë t’u tregojnë shqiptarëve dhe botës përmes promovimit të historisë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Mirditë, ku u takua me autoritetet drejtuese, sipërmarrës, përfaqësues të institucioneve arsimore e kulturore, si dhe me klerikë e banorë të kësaj treve.


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Mirditë, ku u takua me autoritetet drejtuese, sipërmarrës, përfaqësues të institucioneve arsimore e kulturore, si dhe me klerikë e banorë të kësaj treve.

Ndalesa e parë ishte Rrësheni, të cilin Presidenti i Republikës e konsideroi si nyje komunikimi jo vetëm me Shkodrën e Lezhën, por dhe me Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

“Mirdita është një pasuri e Shqipërisë, jo vetëm e trevës, për shkak të historisë, kulturës, trashëgimisë, jo vetëm historike, kulturore e sociale, por edhe asaj shpirtërore”, u shpreh Presidenti Begaj gjatë bisedës me drejtuesit vendorë, deputetët e zonës dhe dom Gjergj Metën, Ipeshkëvin e Dioqezës së Rrëshenit, të cilin e përgëzoi për aktivizimin e tij si misionar në ndihmë të banorëve.

Presidenti i Republikës u shpreh i gatshëm për të ndihmuar bashkinë përmes adresimit të problemeve dhe lobimeve për projekte që do të sjellin zhvillimin që Mirdita meriton.

Sipas tij, kjo trevë duhet të përfshihet në paketën e turizmit patriotik-fetar-historik.

“Nëse ka një vend në Shqipëri, ku ne mund të bëjmë një turizëm të lidhur me religjionin, me pasurinë e kishave, është Mirdita”, – u shpreh Kreu i Shtetit, sipas së cilit, mirditorët kanë çfarë t’u tregojnë shqiptarëve dhe botës përmes promovimit të historisë.

Këto vlera, bashkë me bukuritë që Zoti i ka dhënë trevës së Mirditës, sipas Presidentit Begaj, promovohen përmes bashkëpunimit.

“Pavarësisht se jeni të zgjedhur të opozitës, jeni bashki e Shqipërisë, bashki e qytetarëve. Për çdo nevojë, duhet që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të reflektohet ndaj problemeve që kanë”. Me këtë mesazh kundër ndasive partiake iu drejtua Presidenti Begaj përfaqësuesve të Bashkisë së Mirditës.

Gjatë kësaj bisede, Kreu i Shtetit bëri bashkë socialistë e demokratë, pasi veç drejtuesve vendorë të opozitës, morën pjesë dhe deputetët Eduard Ndreca i PS-së dhe Elda Hoti e PD-së.

Presidenti Begaj vizitoi Pallatin e Kulturës, Muzeun Etnografik dhe Muzeun e Bandës Frymore në Rrëshen, një muze unikal në Shqipëri.

Ai, gjithashtu, zhvilloi një bisedë me gratë artizane të zonës, të cilave iu shprehu dëshirën për trashëgimin e traditës së veshjeve përmes kalimit të teknikave të dijebërjes te brezat e rinj.

Një tjetër qendër promovimi e vlerave të Mirditës është edhe Infokulla, e cila njeh vizitorët me pasuritë e zonës. Presidenti i përgëzoi kontribuuesit e kësaj qendre për angazhimin në ruajtjen dhe përhapjen e historisë dhe traditave ndër shqiptarë e të huaj.

Presidenti i Republikës e mbylli vizitën e tij në Mirditë me kishën monumentale e t’Shëlbuemit”, pikturën e së cilës ia dhuroi Papa Françeskut gjatë takimit në Vatikan disa ditë me parë.

Begaj merr pjesë në inaugurimin e Muzeut të Madh Egjiptian

Me ftesë të presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj merr pjesë në inaugurimin e Muzeut të Madh Egjiptian

Me ftesë të presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot…