Rama: Shqipëria dëgjohet nga liderët e fuqive të mëdha, jemi pikë ekuilibri në rajon

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është sot në një pozicion tjetër, dhe në një raport komplet tjetër ndërveprimi dhe komunikimi me ndërkombëtarët.


Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është sot në një pozicion tjetër, dhe në një raport komplet tjetër ndërveprimi dhe komunikimi me ndërkombëtarët.

Në një intervistë televizive, Rama u shpreh se pas transformimeve që kanë ndodhur në vend dhe rolin që ka marrë Shqipëria në arenën ndërkombëtare, Shqipëia dëgjohet dhe konsultohet nga liderët e fuqive të mëdha.

“Nuk dua të flas fare për veten, dhe dua ta bëj të qartë që këtu nuk është çështja tek unë, sigurisht unë bëj detyrën time dhe kam pjesën time, por është e gjitha ajo që ka ndryshuar me Shqipërinë, që nga reforma në drejtësi, transformimi i turizmit, te shkalla shumë e lartë e sigurisë, te roli ynë në arenën ndërkombëtare, në KS, në krye të OSBE, në Këshillin e të Drejtave të njeriut në OKB dhe ne dëgjohemi, ne konsultohemi. Fuqitë e mëdha na pyesin, liderët e fuqive të mëdha na konsultojnë, na kërkojnë mendim rregullisht se si i shohim ne gjërat në rajon”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “kjo sigurisht që është një plus për ne, por edhe për ata, sepse kanë në rajon një zë të cilin e besojnë, e dëgjojnë, një zë që është zëri i një shteti që e ka bërë shumë të qartë qasjen e vet ndaj rajonit”.

“Një zë që ka marrë përsipër të jetë në rajon, forca e shembullit jo shembulli i forcës, që ushqen me të gjitha mënyrat afrimin, bashkëpunimin, paqen dhe që patjetër përbën edhe një pikë ekuilibri”, tha Rama.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.