Rishikimi i Kodit Penal, Gogu: 2348 të paraburgosur, duhet proporcionalitet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, publikoi sot të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje me numrin e të paraburgosurve në vend.


Ministria e Drejtësisë ka hedhur për konsultim publik ndryshimet e reja për Kodin e Procedurës Penale.

Në qendër të ndryshimeve janë paraburgimi, alternativat ndaj arrestit në burg, forcimi i garancive procedurale dhe mbrojtja e të drejtave të individit.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, publikoi sot të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje me numrin e të paraburgosurve në vend.

Sipas Gogut, 2348 të paraburgosur, 56% më shumë se të dënuarit.

“Një nga shifrat që tregon pse rishikimi i Kodit të Procedurës Penale ka në fokus masat e sigurimit: paraburgimi të përdoret vetëm kur është i nevojshëm dhe proporcional, ndërsa alternativat të funksionojnë realisht”, thekson Gogu.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, 2 348 persona nga 4 335 persona gjithsej në sistemin penitenciar janë të paraburgosur, duke përbërë 54,2% të totalit.

Nga të dhënat rezulton se në sistemin penitenciar ndodhen: 2.348 të paraburgosur; 2.304 meshkuj; 31 femra; 13 të mitur; 1.509 të dënuar; 478 persona në mjekim të detyruar.

Në total, sistemi penitenciar numëron 4.335 persona.

Paketa e re e Kodit Penal me 105 nene është hartuar nga 19 akademikë dhe magjistratë nga Italia, Franca dhe Holanda, së bashku me ekspertët e Këshillit të Europës, me mbështetjen Ministrisë së Drejtësisë italiane dhe asaj franceze, ndërkohë që sekretariati teknik shqiptar ka bërë vetëm koordinimin e gjithë kësaj pune voluminoze.

Procesi është vëzhguar nga Këshilli i Europës që ka certifikuar çdo hap si dhe dokumentin përfundimtar të projektndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale.

Paketa përfshin ndryshime të rëndësishme mbi masat e sigurimit, të drejtën e mbrojtjes, kontrollin gjyqësor, mbrojtjen e jetës private dhe të dhënave, prezumimin e pafajësisë, si dhe të drejtat e viktimave.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për përgatitjen e kandidaturës së rajonit të Prespës për përfshirjen në…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për përgatitjen e kandidaturës së rajonit të Prespës për përfshirjen në…