Dita e Verës, Nikolla: Lulëzimi i natyrës le të përshkojë edhe jetët tona

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla uroi sot me rastin e Ditës së Verës.


Kryeparlamentarja Lindita Nikolla uroi sot me rastin e Ditës së Verës.

“Dita e Verës, fillimi i stinës së gëzueshme plot diell, dritë e jetë, le të na ndriçojë e inspirojë për të dashur e për t’u gëzuar më shumë me familjet tona, të afërmit, miqtë, njerëzit që na rrethojnë”, tha Nikolla.

“T’i gëzohemi e t’i kushtohemi natyrës, me urimin e shpresën që lulëzimi i saj të përshkojë edhe jetët tona”, theksoi ajo.

“Paçim një stinë të bukur, plot jetë, shëndet e gëzime për të gjithë”, përfundoi urimin e saj kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, Dita e Verës festohet sot si një pjesë e traditës jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë.

Në këtë ditë të shënuar, Elbasani kthehet në qendër të festimeve me aktivitete të larmishme, nga ekskursionet në natyrë deri tek dreka e begatshme familjare, ku nuk mungojnë ballakumet.

Lexo më shumë nga

Java Kulturore Franceze, për herë të parë në Shqipëri teatri mbi ujë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ftoi qytetarët të ndjekin këtë shfaqje buzë Liqenit Artificial të Tiranës në…

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Kthehuni në Itakë!

Sot në Athinë, ne pamë se kjo diasporë nuk ka më nevojë të shtohet por të kthehet në atdhe.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Java Kulturore Franceze, për herë të parë në Shqipëri teatri mbi ujë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ftoi qytetarët të ndjekin këtë shfaqje buzë Liqenit Artificial të Tiranës në…