Dita e Fitores, Dita e Republikës moderne të Türkiye

REPORTAZH nga Ceremonia e organizuar nga Ambasada Turke me rastin e 101-vjetorit të fitores ndaj pushtuesve grekë


Nga Dash Frashëri
Botues i TiranaDiplomat.com

101 vjet më parë, më 30 gusht 1922, nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Türkiye moderne, forcat turke shënuan fitoren vendimtare ndaj ushtrisë pushtuese greke, në Betejën e famshme të Dumlupinarit, nga 26 deri më 30 gusht 1922.

Dje në Ankara, në kryeqytetin e Türkiye, ekonomisë së 11-të më të madhe në botë, nën udhëheqjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, u festua me madhështi 101-vjetori i Ditës së Fitores dhe Ditës së Forcave të Armatosura Turke.

Dita e Fitores shënohet për të përkujtuar betejën e fundit në Luftën e Pavarësisë, pas së cilës u shpall Republika moderne e Türkiyes.

Edhe në Tiranë, Ambasada e Türkiye dha në kryeqytetin shqiptar, një pritje zyrtare në “Mak Albania Hotel”, me rastin e 30 Gushtit, ku të pranishëm ishin Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, përfaqësues të tjerë të institucioneve të turke në Shqipëri, përfaqësues të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, diplomatë të vendeve të ndryshme dhe personalitete nga fusha të ndryshme.

***

Si një mik i mirë Ambasadës turke në Tiranë, kam marrë pjesë në disa ceremoni të organizuar nga ajo, si përkujtimorja e 15 korrikut 2016, e cila shënon një nga momentet më kulmore të historisë së Turqisë moderne dhe ka hyrë në kalendarin e Türkiye, si Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.

Me gjakun e 252 dëshmorëve, me sakrificën e mijëra të tjerëve, me guximin dhe vendosmërinë e një populli të tërë, u ruajt ardhmëria e Turqisë, iu dha përgjigje popullore kundër tentativës për grusht shteti të ndërmarrë nga FETO, e cilësuar nga institucionet turke si një organizatë terroriste.

***

E prita me shumë kënaqësi ftesën e Ambasadës Turke, duke e konsideruar një nder dhe respekt ndaj meje si botues i Gazetës Online “Tirana Diplomat”.

Me ambasadorin Tayyar Kağan Atay kam një marrëdhënie të shkëlqyer, kjo dhe për faktin se ai është përfaqësuesi i Türkiye, popullit vëlla turk.

***

Ceremonia e Ditës së Fitores dhe Ditës së Forcave të Armatosura Turke nisi me një minutë heshtje në nderim të deshmorëve të Türkiye.

Pas intonimit të himneve kombëtare të të dy vendeve nga Orkestra Frymore e Forcave te Armatosura të Shqipërisë,

 

Të pranishmit ndoqën me interes edhe edhe një video për Forcat e Armatosura Turke, me armatime të fjalës së fundit.

Gjatë ceremonisë u lexua edhe mesazhi i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

“Sot Republika e Turqisë është shumë më e fortë dhe shumë më e avancuar se sa ishte një çerek shekulli, gjysmë shekulli, një shekull më parë, me të gjitha kapacitetet e saj politike, ekonomike dhe ushtarake.

“Kur themi se do ta bëjmë Turqinë një nga 10 vendet më të mëdha, më të forta dhe më të begata në botë, ne llogarisim në këtë infrastrukturë, në këtë nivel, në këtë pajisje,” tha Erdogan në një koncert me rastin e 101 vjetorit të Ditës së Fitores, disfata vendimtare e ushtrisë pushtuese greke në Betejën e Dumlupinar në 1922.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori Atay, tha se 30 Gushti shënon një pikë kthese në historinë turke dhe botërore, e cila e bëri të qartë se Anadolli është atdheu i përjetshëm i një kombi turk.

Ai theksoi se suksesi i lëvizjes turke për pavarësi frymëzoi edhe shumë kombe të tjera në mbarë botën.

“Dita e Fitores njihet edhe si Dita e Forcave të Armatosura. Si anëtar të NATO-s që nga viti 1952, me forca të armatosura të afta dhe moderne, ne kemi qenë një kontribuues për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe më gjerë. Pas agresionit rus kundër Ukrainës, roli qendror i NATO-s, siç e dimë të gjithë, në arkitekturën e sigurisë, u rikonfirmua. Dhe Türkiye është një aleat që e bën NATO-n më të fortë jo vetëm me forcat e saj të armatosura, por edhe me industrinë e mbrojtjes”, u shpreh Atay.

Ambasadori Atay tha se po ndajnë produkte moderne të industrisë turke të mbrojtjes me aleatët dhe sipas tij, kjo i bën aleatët e Türkiyes dhe NATO-n më të fortë.

Atay tha se këtë vit festojnë njëqindvjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Türkiyes.

Atmosfera gjatë Ceremonisë së Ditës së Fitores, dëshmoi edhe një herë se Türkiye është jo vetëm shumë e dashur në Shqipëri, por edhe një aleate strategjike shumë e rëndësishme për Shqipërinë.

Gjatë ceremonisë pata rastin të zhvilloj biseda të shkurtra edhe me ambasadorë të tjerë, si ata të Kinës, Japonisë apo Bullgarisë.

***

Marrëdhënia midis Türkiye dhe Shqipërisë është marrëdhënia midis dy popujve vëllezër dhe e tillë do të mbetet përjetësisht!

______________________
Tiranë, 31 gusht 2023

Rama pritet nga Macron në Paris, në fokus integrimi në BE

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pritet nga Macron në Paris, në fokus integrimi në BE

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.