Vengu thirrje protestuesve: Mbështetja për uniformat nuk duhet të mohojë zërin qytetar

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, reagoi ndaj përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke vlerësuar profesionalizmin e Policisë së Shtetit dhe theksuar se mbështetja për uniformat nuk duhet të cenojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht.


Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, reagoi ndaj përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke vlerësuar profesionalizmin e Policisë së Shtetit dhe theksuar se mbështetja për uniformat nuk duhet të cenojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vengu tha se punonjësit e policisë, personeli mjekësor dhe zjarrfikësit meritojnë mbështetje për shërbimin ndaj qytetarëve, ndërsa nënvizoi se protestuesit kanë të drejtë të shprehin kundërshtimet e tyre dhe të kërkojnë llogari nga institucionet.

“Kam shërbyer pranë burrave dhe grave në uniformë dhe e di peshën e përgjegjësisë që mbajnë. Policët, mjekët, infermierët dhe zjarrfikësit meritojnë mbështetjen tonë për shërbimin ndaj atdheut dhe ndaj qytetarëve. Vetëpërmbajtja dhe profesionalizmi i policisë kanë qenë dhe mbeten vendimtarë për të shmangur sa më shumë lëndime dhe për të ndalur sulmet e verbra”, shkroi Vengu.

Ai theksoi se mbrojtja e punonjësve të rendit nuk duhet të përdoret për të kufizuar zërin e qytetarëve që protestojnë paqësisht.

“Kjo është thirrje për të mbrojtur ata që shërbejnë, jo për t’u mohuar zërin qytetarëve që protestojnë paqësisht. Keni të drejtë të kundërshtoni dhe të kërkoni llogari. Dhuna e të tjerëve nuk ju bën ju fajtorë. Mos lejoni që ajo t’ju rrezikojë dhe t’jua mbysë zërin”, u shpreh deputeti i PS-së.

Vengu pranoi gjithashtu përgjegjësinë e mazhorancës për të dëgjuar kërkesat e protestuesve dhe për t’u përballur me shkaqet që i kanë nxitur qytetarët të dalin në rrugë.

“Si deputet dhe pjesë e mazhorancës, kam përgjegjësinë jo vetëm të dëgjoj kërkesën e protestuesve, por mbi të gjitha të përballem me arsyet themelore që i kanë nxjerrë njerëzit në rrugë. Thirrja për qetësi nuk na çliron nga ky detyrim”, deklaroi ai.

Në reagimin e tij, deputeti u bëri thirrje edhe personave që komunikojnë publikisht të shmangin përhapjen e informacioneve të pakonfirmuara për viktima dhe të mos nxisin hakmarrjen.

“Kujtdo që komunikon publikisht i bëj thirrje të mos përhapë lajme të pakonfirmuara për viktima dhe as mesazhe që ushqejnë hakmarrjen”, shkroi Vengu.

Në përfundim, ai theksoi se mbrojtja e qytetarëve, respektimi i së drejtës për protestë dhe mbështetja për punonjësit e uniformave janë përgjegjësi që duhet të ushtrohen njëkohësisht.

“Mbrojtja e qytetarëve, e së drejtës për protestë dhe e njerëzve në uniformë që shërbejnë në vijën e parë është e njëjta përgjegjësi publike. Sonte, nesër dhe kurdoherë duhet ta ushtrojmë me qetësi, vendosmëri dhe njerëzi”, përfundoi Vengu.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vengu thirrje protestuesve: Mbështetja për uniformat nuk duhet të mohojë zërin qytetar

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, reagoi ndaj përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vengu thirrje protestuesve: Mbështetja për uniformat nuk duhet të mohojë zërin qytetar

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, reagoi ndaj përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,…