Rama: Shqipëria shënjestër e një sulmi të mirëkoordinuar nga një forcë e shpallur terroriste nga SHBA

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një takim në ministrinë e Punëve të Brendshme me ministrin Ervin Demo si dhe me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në lidhje me protestat e dhunshme të zhvilluar në kryeqytet gjatë ditëve të fundit.


Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një takim në ministrinë e Punëve të Brendshme me ministrin Ervin Demo si dhe me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në lidhje me protestat e dhunshme të zhvilluar në kryeqytet gjatë ditëve të fundit.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek ndikimi i Rusisë si një vend i cili nuk ka interes që Shqipëria të zhvillojë ekonominë, të tërheqë investime dhe të integrohet në Bashkimin Europian.

“Armiqtë e Shqipërisë, dashakeqësinj e Shqipërisë. Rusia nuk është aleat e Shqipërisë, Rusia nuk është partnere e Shqipërisë, Rusia nuk është një vend që e do Shqipërinë më të mirë, që e do Shqipërinë stabël, që e do Shqipërinë me investime, që e do Shqipërinë me ekonomi, që e do Shqipërinë në Bashkimin Europian, që i do studentët shqiptarë të barabartë me studentët e gjithë Evropës, për cilët çdo universitet, si në Tiranë, si në Varshavë, si në Bruksel apo në Paris të jetë universiteti i një studenti europian me pasaportën europiane, e Rusia nuk i do të gjitha këto. Dhe nuk është aspak rastësi që babai ideologjik i Vladimir Vladimiroviçit atje në Kremlin del dhe përshëndet kombin shqiptar, përshëndet kombin shqiptar të ortodoksëve dhe të sufistëve që, më në fund, po tregojnë se kush janë në të vërtetë dhe po i kundërvihen rendin demokratik europian”, tha Rama.

Rama gjithashtu tha se në rrjetet sociale janë aktivizuar mijëra profile të rreme, të krijuara për t’u paraqitur si qytetarë shqiptarë dhe për të ndikuar në debatet publike.

“Nuk është rastësi, s’ka si të jetë rastësi, sepse ne e dimë shumë mirë që qysh ditën e parë që u shfaqën flamingot, ashtu siç shumë qytetarë solli dallga e pakënaqësisë, ishte pas saj edhe dallga e influencës ruse në të gjithë sistemin e rrjeteve sociale. Me mijëra e mijëra, e dhjetëra mijëra profile fallso të krijuara enkas si shqiptarë që kërkonin të mbronin natyrën, u vu në lëvizje. Ashtu sikundër u vu në lëvizje me mijëra e mijëra të tjera nga Republika terroriste e Iranit, për të mbrojtur natyrën në Shqipëri.

“Si mund të jenë këto rastësi? Këto nuk janë rastësi. Nuk ka rastësi këtu. Këtu Shqipëria është bërë pjesë e shënjestrave të një sulmi të mirëkoordinuar nga një forcë e verbër, e cila tanimë, siç u thashë, nga presidenti i Shteteve të Bashkuara është shpallur organizatë terroriste”, tha ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Dialog me këdo, përveç forcave politike që janë mbrapa dhunës

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot i gatshëm për dialog me të gjitha palët politike dhe qytetarët, me përjashtim të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Dialog me këdo, përveç forcave politike që janë mbrapa dhunës

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot i gatshëm për dialog me të gjitha palët politike dhe qytetarët, me përjashtim të…