Ruseti: Fëmijët duhet të mbahen larg dhunës, thirrje prindërve për kujdes

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti, iu bëri thirrje prindërve, kujdestarëve dhe të gjithë të rriturve që t’i mbajnë fëmijët dhe adoleshentët larg përplasjeve të dhunshme dhe situatave që mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre, pas protestave të ditëve të fundit.


Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti, u bëri thirrje prindërve, kujdestarëve dhe të gjithë të rriturve që t’i mbajnë fëmijët dhe adoleshentët larg përplasjeve të dhunshme dhe situatave që mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre, pas protestave të ditëve të fundit.

Në një deklaratë për mediat, Ruseti theksoi se e drejta për protestë paqësore është e garantuar nga Kushtetuta, por interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë përparësi në çdo vendim dhe veprim që e prek atë.

“Të miturit nuk duhet të përfshihen në përplasje dhe nuk mund të mbajnë përgjegjësi për veprimet e personave që i nxisin drejt dhunës. Mbrojtja e jetës dhe sigurisë së çdo fëmije duhet të jetë përparësi”, deklaroi Ruseti.

Ajo iu referua edhe rasteve të personave që kanë marrë shërbim mjekësor pas protestave, duke bërë të ditur se në pesë ditët e fundit janë regjistruar 272 persona të lënduar, mes tyre rreth 169 punonjës policie dhe 70 protestues e kalimtarë, sipas shifrave të paraqitura në deklaratë.

Ruseti nënvizoi se e drejta e të rinjve për të shprehur mendimin dhe për t’u dëgjuar duhet të respektohet, por kjo nuk duhet t’i ekspozojë ata ndaj rrezikut.

“E drejta për protestë paqësore është e garantuar nga Kushtetuta dhe përfshin edhe të drejtën e të rinjve për të shprehur mendimin dhe për t’u dëgjuar. Njëkohësisht, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë konsideratë parësore në çdo vendim dhe veprim që e prek atë. Ky parim kërkon nga të gjithë ne të kontribuojnë në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe ekspozimi ndaj rrezikut”, u shpreh ajo.

Zëvendësministrja theksoi se menaxhimi i protestave duhet të udhëhiqet nga standardet evropiane, të cilat kërkojnë komunikim, ulje të tensioneve dhe përdorim të forcës vetëm kur është i domosdoshëm dhe në masën minimale të nevojshme.

Ajo shtoi se veprimet e dhunshme të individëve nuk justifikojnë trajtimin e të gjithë pjesëmarrësve si persona të dhunshëm dhe as vendosjen e përgjegjësisë kolektive. Sipas saj, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar që çdo veprim policor të jetë i ligjshëm, i nevojshëm dhe proporcional, ndërsa çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës të shqyrtohet në mënyrë të paanshme.

Ruseti u ndal edhe te përgjegjësia e prindërve dhe kujdestarëve për të ndjekur aktivitetin e fëmijëve, veçanërisht në rrjetet sociale, dhe për t’i këshilluar ata të largohen nga zonat e rrezikut.

“Të dashur prindër dhe kujdestarë, është e rëndësishme të dini ku ndodhen fëmijët tuaj, me kë janë dhe çfarë përmbajtjesh ose thirrjesh marrin në rrjetet sociale. Flisni me ta për rreziqet dhe këshillojini që, në rast tensioni, të largohen menjëherë drejt një vendi të sigurt. Edhe pa marrë pjesë në incidente, prania pranë përplasjeve mund t’i ekspozojë ndaj lëndimit”, deklaroi ajo.

Sipas Rusetit, përjetimi ose dëshmimi i dhunës mund të shkaktojë frikë, pasiguri dhe pasoja psikologjike afatgjata te fëmijët. Ajo paralajmëroi gjithashtu se normalizimi i dhunës mund të krijojë bindjen se konfliktet zgjidhen përmes forcës.

“Fëmijët dhe adoleshentët duhet të mbështeten që të argumentojnë, të kundërshtojnë dhe të kërkojnë llogari duke respektuar jetën dhe dinjitetin njerëzor”, theksoi zëvendësministrja.

Ajo vlerësoi se besimi i të rinjve te Policia e Shtetit është gjithashtu i rëndësishëm, duke nënvizuar se ruajtja e tij kërkon profesionalizëm, trajtim të barabartë, transparencë dhe përgjegjësi për çdo shkelje.

Ruseti u bëri thirrje organizatorëve të protestave, përfaqësuesve politikë, mediave dhe çdo të rrituri që ushtron ndikim te fëmijët të kontribuojnë në mbrojtjen e tyre dhe të shmangin nxitjen e përplasjeve.

“Interesi më i lartë i fëmijës duhet të udhëheqë veprimet e të gjithë aktorëve, pavarësisht kundërshtive politike. Mbrojtja e të drejtave të tyre kërkon angazhim të përbashkët, me synim që asnjë fëmijë të mos lëndohet në përplasjet në rrugë. Fëmijët janë përgjegjësi e përbashkët dhe duhet të mbrohen”, përfundoi Ruseti.

/Burimi ATSH

Vengu thirrje protestuesve: Mbështetja për uniformat nuk duhet të mohojë zërin qytetar

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, reagoi ndaj përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vengu thirrje protestuesve: Mbështetja për uniformat nuk duhet të mohojë zërin qytetar

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, reagoi ndaj përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,…