Hoxha-Ferati, në fokus Korridori VIII dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh

Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i Maqedonisë së Veriut, Agon Ferati, zhvilloi një takim me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha në Tiranë.


Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i Maqedonisë së Veriut, Agon Ferati, zhvilloi një takim me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha në Tiranë.

Zyra e shtypit e ministrisë maqedonase informoi se në takim u diskutua për avancimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe përmirësimin e ndërlidhjes infrastrukturore si faktorë të zhvillimit ekonomik dhe afrimit të qytetarëve. Ministri Ferati prezantoi përpjekjet e ministrisë për krijimin e një klime të re midis komuniteteve etnike dhe luftimin e stereotipave që dëmtojnë marrëdhëniet mes tyre.

Ministri Hoxha shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat dhe theksoi nevojën për koordinimin e përpjekjeve për Korridorin e Tetë, pjesa rrugore e të cilit në Shqipëri pritet të përfundojë në vitin 2029, ndërsa ajo hekurudhore në vitin 2032. Lehtësimet shtesë kufitare u vlerësuan si të rëndësishme për forcimin e lidhjeve dhe mirëqenies së qytetarëve.

Në njoftim theksohet se “të dy ministrat theksuan rëndësinë e partneritetit në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian, përmes iniciativave konkrete që lehtësojnë lëvizjen dhe krijojnë mundësi të reja për zhvillim e prosperitet të përbashkët”.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë aleatë në familjen euroatlantike dhe ndajnë synimin e përbashkët për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. Përshpejtimi i këtij procesi pritet të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, si dhe në rritjen e mirëqenies sociale.

Vëmendje e veçantë iu kushtua kohezionit social. Ministri Ferati theksoi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit përmes organizatave të shoqërisë civile në të dy vendet, krahas bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në përfundim, të dy ministrat riafirmuan vullnetin për t’i ngritur marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri dhe për ta shndërruar bashkëpunimin në rezultate konkrete për qytetarët e të dy vendeve.

Marrë nga ATSH

Shqipëri-Itali, bashkëpunim për ruajtjen dhe digjitalizimin e trashëgimisë filmike

Ministri i Kulturës i Italisë, Alessandro Giuli, së bashku me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, vizituan Arkivin…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri-Itali, bashkëpunim për ruajtjen dhe digjitalizimin e trashëgimisë filmike

Ministri i Kulturës i Italisë, Alessandro Giuli, së bashku me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, vizituan Arkivin…