Kumbaro, prindërve: Shkollat vijojnë mësimin normalisht, mirënjohje për mësuesit

Shkollat janë të hapura dhe në funksion të plotë. Kështu është shprehur ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro mëngjesin e sotëm, përmes një mesazhi nga zyrat e Ministrisë së Arsimit.


Shkollat janë të hapura dhe në funksion të plotë. Kështu është shprehur ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro mëngjesin e sotëm, përmes një mesazhi nga zyrat e Ministrisë së Arsimit.

“Punonjësit e Ministrisë së Arsimit nuk kanë ndaluar asnjë ditë punë, qoftë fizikisht, qoftë online për shkak se një pjesë e zyrave të janë të dëmtuara. Gjatë fundjavës kemi qenë në komunikim pa pushim me sistemin tonë arsimor që java të rifillojë në të gjitha shkollat, ku ju presin krahëhapur mësuesit, drejtuesit, oficerët e sigurisë, punonjësit socialë. Jemi të gjithë në krye të detyrës. Dua t’u shpreh mirënjohjen time më të thellë të gjithë mësuesve për gjithë përkushtimin e dhënë dhe kohën jo vetëm për fëmijët, por për komunikimin me prindërit”, tha Kumbaro.

Mësimi ka nisur këtë të hënë në mbi 1400 shkollat e vendit, në të gjithë Shqipërinë.

Ndërkohë, Ministrja Mirela Kumbaro ka pasur një mesazh edhe për prindërit.

“Të dashur prindër, kini besim te mësuesit. Por sidomos flisni me fëmijët tuaj. Çdo orë që ua merr dhuna, çdo minutë që shohin vandalizmat që i janë bërë qytetit tonë në rrjetet sociale, janë orë të humbura nga jeta e tyre. Koha e tyre është për edukim. Shkollat janë të hapura dhe në funksion të plotë”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja e Arsimit u është drejtuar edhe studentëve, duke i ftuar për dialog.

“Studentë, kemi qenë në komunikim, edhe individualisht, gjatë gjithë këtij viti në këtë detyrë ku jam, dhe dua t’ju garantoj se dera e Ministrisë është e hapur, por edhe zemra e punonjësve të Ministrisë së Arsimit është e hapur. Gjërat bëhet me zemër dhe me dëshirë për të ecur përpara. Në çdo çast jam gati të ulemi bashkë dhe të përmirësojmë gjithçka që duhet bërë”, u shpreh ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Sulmi ndaj Komisariatit nr. 3, Demo: Është kaluar vija e kuqe, dhuna nuk mund të jetë mjet negocimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, dënoi sulmin ndaj Komisariatit nr. 3 në Tiranë, gjatë të cilit mbetën të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sulmi ndaj Komisariatit nr. 3, Demo: Është kaluar vija e kuqe, dhuna nuk mund të jetë mjet negocimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, dënoi sulmin ndaj Komisariatit nr. 3 në Tiranë, gjatë të cilit mbetën të…