Koçiu: Dhuna nuk e mbron një kauzë, por e shkatërron

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar kundër dhunës gjatë protestave, duke theksuar se pasojat e akteve të vandalizmit rëndojnë mbi qytetarët, bizneset dhe taksapaguesit.


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar kundër dhunës gjatë protestave, duke theksuar se pasojat e akteve të vandalizmit rëndojnë mbi qytetarët, bizneset dhe taksapaguesit.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu thekson se Shqipëria ka nevojë për më shumë demokraci dhe dialog, e jo për kaos, dhunë dhe përplasje.

“Ky nuk është zëri i rinisë”, shkruan Koçiu, duke iu referuar hedhjes së gurëve, përdorimit të molotovëve, dëmtimit të bizneseve dhe plagosjes së efektivëve të policisë.

Sipas saj, këto akte nuk përfaqësojnë një ideal, por janë “vandalizëm i maskuar si ideal”.

Zëvendëskryeministrja ndalet edhe te kostot që sjellin dëmtimet gjatë protestave, duke përmendur bizneset e dëmtuara, institucionet e djegura, dëmtimin e rrugëve dhe sinjalistikës, si dhe shpenzimet për pastrimin dhe sigurinë, të cilat, sipas saj, përballohen nga qytetarët.

Në reagimin e saj, Koçiu shpreh mbështetjen për Policinë e Shtetit, duke nënvizuar se pas çdo uniforme qëndron një njeri që meriton të kthehet i sigurt pranë familjes.

“Mbështes Policinë e Shtetit”, shkruan ajo, duke theksuar se qytetarët nuk janë vetëm ata që protestojnë, por edhe punonjësit, pronarët e bizneseve dhe taksapaguesit që përballen me pasojat e dhunës.

“Dhuna nuk e mbron një kauzë. E shkatërron atë”, përfundon reagimin zëvendëskryeministrja Koçiu.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Koçiu: Dhuna nuk e mbron një kauzë, por e shkatërron

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar kundër dhunës gjatë protestave, duke theksuar se pasojat e akteve të vandalizmit rëndojnë mbi qytetarët,…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: Dhuna nuk e mbron një kauzë, por e shkatërron

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar kundër dhunës gjatë protestave, duke theksuar se pasojat e akteve të vandalizmit rëndojnë mbi qytetarët,…