
Rama takon kryeministrin Frieden: Në mars 2027 nisin fluturimet direkt me Luksemburgun
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Luksemburg, me kryeministrin Luc Frieden.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Luksemburg, me kryeministrin Luc Frieden.
Rama ndau foto nga ky takim, ndërsa bëri të ditur se biseda u fokusua te marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimi europian i Shqipërisë.

Po ashtu, kryeministri Rama bëri të ditur se nga muaji mars i vitit të ardhshëm edhe Luksemburgu do të ketë fluturimin direkt me Shqipërinë, përmes kompanisë së flamurit “LuxAir”.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg për të marrrë pjesë në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.



















