Peleshi: Le të ulemi me njëri-tjetrin, çdo orë që kalon e bën më të vështirë dialogun

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestave në Shqipëri, duke theksuar se sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimi i pronës publike e private nuk lidhen me të drejtën për të protestuar.


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestave në Shqipëri, duke theksuar se sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimi i pronës publike e private nuk lidhen me të drejtën për të protestuar.

Peleshi shprehet se të rinjtë kanë të drejtë të kërkojnë më shumë të drejta dhe mundësi, si dhe të ëndërrojnë një të ardhme të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në Bashkimin Europian.

“Sulmet ndaj institucioneve, djegia dhe shkatërrimi i pronës nuk kanë të bëjnë as me studentët, as me të drejtën e tyre për të protestuar”, shkruan Peleshi teksa ka publkikuar deklaratën e Komisionit Europian lidhur me protestat që po zhvillohen prej gjashtë ditësh në Tiranë.

Kryeparlamentari thekson se dhuna nuk është rruga për të adresuar kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve, duke bërë thirrje për dialog dhe dëgjim të ndërsjellë mes palëve.

“Le të ulemi me njëri-tjetrin. Pa paragjykim, pa mllef. Çdo orë që kalon e bën më të vështirë dialogun”, shprehet kryetari i Kuvendit, duke nënvizuar se edhe kur palët nuk bien dakord, komunikimi duhet të vijojë.

Peleshi e mbyll mesazhin me një apel për bashkim dhe bashkëpunim në interes të vendit.

“T’i japim dorën njëri-tjetrit sot! Jemi për një qëllim. Për Shqipërinë”, përfundon Peleshi.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Taksa më të larta për apartamentet që mbahen bosh, zgjerojmë ofertën në tregun e qirave

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në seancën plenare projektbuxhetin për vitin 2027 si dhe paketën e re fiskale.

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Taksa më të larta për apartamentet që mbahen bosh, zgjerojmë ofertën në tregun e qirave

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në seancën plenare projektbuxhetin për vitin 2027 si dhe paketën e re fiskale.