Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë kundër akteve të dhunës, thirrje prindërve të tregojnë kujdes

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë u bën thirrje të rinjve, nxënësve të shkollave dhe studentëve të distancohen nga aktet e dhunshme duke ruajtur karakterin paqësor të protestës dhe duke nxitur dialogun, maturinë dhe angazhimin e përbashkët për garantinimin e të drejtave dhe përmbushjen e kërkesave të tyre.


Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë u bën thirrje të rinjve, nxënësve të shkollave dhe studentëve të distancohen nga aktet e dhunshme duke ruajtur karakterin paqësor të protestës dhe duke nxitur dialogun, maturinë dhe angazhimin e përbashkët për garantinimin e të drejtave dhe përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë nuk bie dakord me asnje akt dhune, kërcënimi apo provokimi, pavarësisht se nga kush ushtrohet. U bëjmë thirrje nxënësve dhe studentëve që të ruajnë karakterin

paqësor të protestave dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë sigurinë e tyre apo të personave te tjerë, si dhe të shmangin ushtrimin e dhunës apo

dëmtimin e institucioneve dhe pronës publike e private”, citon deklarata e Parlamentit të Nxënësve duke kërkuar vëmendje të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të të miturve.

Më tej, në reagimin e Paramentit të Nxënësve të Shqipërisë, u kërkohet prindërve të forcojnë komunikimin me fëmijët lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë e tyre personale:

“U bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjore që të tregojnë vëmendje, të mos i lejojne të miturit të bëhen pjesë e përplasieve fizike dhe të komunikojnë me fëmijët e tyre lidhur me sigurinë personale dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së përgjegishme në jetën qytetare. Në këte moment, nevojitet më shumë dialog dhe më pak përplasje. Mbështesim dialogun si proces që mundëson dëgjimin, shqyrtimin dhe adresimin e problematikave”

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë është organi përfaqësues i qeverive të nxënësve në nivel kombëtar, me qëllim forcimin e pjesëmarrjes aktive të qeverisë së nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Shqipërisë në proceset e vendimmarrjes dhe në rritjen e cilësisë së procesit arsimor.

Parlamenti përbëhet nga 140 nxënës përfaqësues të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Protestat në Tiranë, Schieder: Dhuna nuk është zgjidhje, ndaloni përshkallëzimin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, shprehu shqetësimin për situatën në Tiranë pas protestave të shoqëruara me përplasje…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Protestat në Tiranë, Schieder: Dhuna nuk është zgjidhje, ndaloni përshkallëzimin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, shprehu shqetësimin për situatën në Tiranë pas protestave të shoqëruara me përplasje…