Ambasadorja amerikane Yuri Kim inspekton vendin ku do të ngrihet Hidrocentrali i Skavicës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim ishin këtë të shtunë për një inspektim në zonën ku do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës dhe ku ka nisur puna në terren për hartimin e projektit.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim ishin këtë të shtunë për një inspektim në zonën ku do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës dhe ku ka nisur puna në terren për hartimin e projektit.

Sipas qeverisë, HEC Skavica, “pjesa e katërt dhe e munguar e kaskadës së Drinit prej 50 vjetësh, e cila rrit sigurinë energjitike, rrit kapacitetet prodhuese dhe mbrojtjen nga përmbytjet, kontribuon ndjeshëm drejt transformimit të Shqipërisë në vend eksportues neto të energjisë elektrike”.

Ministrja Balluku u shpreh se “siguria energjetike është thelbi i këtij projekti”.

Fjalimi i ambasadores Yuri Kim, publikuar nga ambasada amerikane:

Është e mrekullueshme që jam me ju sot pasi do të shënojmë një çast me të vërtetë të veçantë për Shqipërinë, për lidhjet tona të biznesit dhe për të ardhmen e energjsë në Evropë.

Sa rrugë të gjatë kemi bërë në këtë periudhë një-vjeçare! Gati 12 muaj më parë, më 3 tetor 2020, Nënsekretari i atëhershëm për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin Keith Krach vizitoi Shqipërinë dhe nënshkroi një Memorandum të Bashkëpunimit Ekonomik midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ishte një shenjë e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për të thelluar marrëdhënie ekonomike midis dy vendeve tona, çka është gjithashtu një nga tri prioritetet e mia si Ambasadore e SHBA në Shqipëri. Po atë ditë, Ministrja Balluku nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me Bechtel për projektin e Skavicës.

Dhe ja ku jemi një vit më pas! E sotmja është një ditë historike në këtë marrëdhënie me fillimin e projektit për hidrocentralin e Skavicës, midis Qeverisë së Shqipërisë dhe një prej kompanive më të mëdha amerikane të infrastrukturës, Bechtel. Skavica ka qenë një ëndërr në vend, për dekada të tëra, dhe sot është një nga gurët më të rëndësishëm kilometrikë që më në fund po e shohim të bëhet realitet.

Projekti i përfunduar do të ketë një ndikim të thellë në peizazhin energjitik të Shqipërisë, një vend që tashmë mburret me një nga ndërthurjet më të gjelbra të prodhimit të energjisë elektrike në botë. Në fakt, sapo kam qenë në një konferencë ndërkombëtare të energjitikës dhe fola për rolin emocionues që Shqipëria po luan në sektorin e energjisë. Ky projekt jo vetëm që do të krijojë më shumë energji të gjelbër, por gjithashtu do të ndihmojë që Shqipëria të jetë një hap më pranë shndërrimit në një eksportues të qëndrueshëm të energjisë, më shumë se sa importon, dhe që mund të ndihmojë për të zgjidhur ndryshimet klimatike dhe shqetësimet e shëndetit publik, jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe brenda një rajoni që është tepër i varur nga fabrikat ndotëse të qymyrit.

Është një nder të jem këtu me Bechtel për të parë nisjen e punës në Skavicë. Ju përgëzoj që të gjithëve dhe mirëpres më shumë projekte mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Kumbaro: Poezia na bashkon përtej kufijve

Në kuadër të Dita Botërore e Poezisë, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ndau një mesazh me rastin e kësaj dite,…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Poezia na bashkon përtej kufijve

Në kuadër të Dita Botërore e Poezisë, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ndau një mesazh me rastin e kësaj dite,…