Samiti i Shenzhenit nuk ngjan me Jaltën

Kërkoni
Kërkoni
Samiti i Shenzhenit nuk ngjan me Jaltën
03:58:37 2026-11-23

Share
Më 19 nëntor, u takuan në Shenzhen të Republikës Popullore të Kinës tre liderët kryesorë të botës, presidenti i Kin;ë, Xi Jinping, presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin./Foto nga Xinhua

Në 19 nëntorin e shkuar u mblodhën në Shenzhen të Republikës Popullore të Kinës tre liderët kryesorë të botës, presidenti amerikan, Donald Trump, presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe presidenti rus, Vladimir Putin. Ngjarja u shënua si një akt historik, sepse ky takim ishte i pari i organizuar midis tri fuqive të mëdha të botës. Nikoqir i samitit ishte presidenti i Kinës, Xi, i cili luajti rolin kryesor në agjendën e bisedimeve dhe në organizimin e suksesshëm të samitit. Gjestet e tij politike si dhe deklarata e përbashkët shënojnë një ngjarje, për të cilën të gjithë pajtohen se shkon në drejtim të paqes dhe sigurisë globale, parime të cilat i mbron me vendosmëri Republika Popullore e Kinës.

Shenzheni ishte në vëmendjen e gjithë njerëzimit dhe jehona e tij vazhdon ende. Samiti madje u krahasua me takimin e Jaltës të shkurtit 1945, kur ende nuk kishte përfunduar Lufta e Dytë Botërore, takim në të cilin tri Fuqitë e Mëdha të asaj kohe, SHBA-të, Bashkimi Sovjetik dhe Britania e Madhe, morën vendimet historike të rendit të ri botëror të pas asaj lufte. Ishin askohe Rusvelti, Stalini dhe Çurçilli, ata të cilët shënuan në harta e jashtë tyre Europën e botën e pas Luftës së Dytë Botërore, si dhe modelin e rendit të ri që po vinte. Por a është rasti që takimin e Shenzhenit ta krahasojmë me atë të Jaltës?! Besoj se më së shumti krahasimi i shkon Konferencës së Teheranit të vitit 1942, mbajtur në ambasadën e Bashkimit Sovjetik në kryeqytetin iranian.

Më 19 nëntor, u takuan në Shenzhen të Republikës Popullore të Kinës tre liderët kryesorë të botës, presidenti i Kin;ë, Xi Jinping, presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin./Foto nga Xinhua

Edhe në Teheran tre udhëheqësit e botës së atëhershme, Rusvelt, Stalin dhe Çurçill, vendosën disa parime të përgjithshme të rendit të pas-Luftës së Dytë Botërore, si p.sh. krijimin e një fronti anti-nazist në veri të Francës, përcaktimin e një rendi të ri botëror me parapëlqimin për ndarjen e Gjermanisë dhe përfshirjen e aleancës në luftë kundër Japonisë. Deklarata e Shenzhenit në Kinë i ngjan pak a shumë këtij formati dhe jo Konferencës së Jaltës, e cila vazhdoi shumë ditë me diskutime dhe marrjen e vendimeve konkrete të rendit botëror. Kjo do të thotë se Samiti i Shenzhenit ishte vetëm nisja e punës për të përfunduar deri te marrja e vendimeve për një rend të ri botëror. Dhe në të ardhmen do të shohim një Konferencë të Re disa ditore, ku do të mblidhen jo vetëm tri Fuqitë kryesore të kohës së sotme, por edhe Fuqi të tjera kontinentale ose rajonale.

Por le të kthehemi te Samiti i Shenzhenit. Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, u shpreh aty se “Tani po ndodhin ndryshime të tilla që nuk i kemi parë prej 100 vjetësh dhe jemi ne ata që po i nxisim së bashku”. Pra se ka nisur një erë e re e rendit botëror. Se e shkuara duhet revokuar dhe në vend të saj të ndërtohet një botë e re. Thelbi i kësaj bote duket se do të jetë rritja e autoritetit të OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit, por edhe ndryshimi ose forcimi i dosa rregullave të sjelljes në raportet midis shteteve. Është për të besuar se Xi foli për parashikimin e vendimeve për sigurinë e paqen globale.

Takimi Trump-Xi dhe Putin u zhvillua në kuadër të Takimit të 33-të të Azi-Paqësorit, një organizatë kjo rajonale e kontinentale, që përfshin shumicën e popullsisë së botës. Kontributet e Republikës Popullore të Kinës për organizatën e APEC shprehin në fakt orientimin e saj për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në kontinentin Aziatik dhe vendet e Paqësorit. Këto kontribute u shprehën në fjalimin e presidentit Xi, nga ku kuptojmë se që të jesh i besueshëm në përpjekjet për paqen globale, do të duhet të bëhesh i tillë në marrëdhënie me fqinjët dhe botën më të afërt që të rrethon. Samiti i APEC u shfrytëzua për takimin e tre të mëdhenjve të botës jo thjesht për të shfrytëzuar vendin dhe kohën, por edhe si model për ndërtimin e superstrukturës së re globale.

Këto përpjekje u shpreh gjithashtu Deklarata e Përbashkët e tre liderëve në takim. Deklarata përmban në fakt pikërisht atë që parapëlqen Pekini, forcimin e rolit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të garantuar sigurinë, paqen dhe stabilitetin global dhe vendosjen e disa rregullave të reja për këtë. Duket qartë se të tri këto Fuqi të Mëdha duan ta shfrytëzojnë konfliktin në Ukrainë dhe atë në Lindjen e Mesme, përfshirë luftën në Iran, për të imponuar një rend të tillë, ku pesha e vendimmarrjes dhe autoriteti i OKB-së dhe një Këshilli të Sigurimit të reformuar të jenë të imponueshëm jo vetëm për vendet e vogla e të mesme, por edhe për vendet e mëdha, jo vetëm për vendet e dobëta e të pazhvilluara, por edhe për vendet e fuqishme dhe të zhvilluara.

Lexo më shumë nga

Rama: Foto e Ditës, në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Kryeministri Edi Rama zgjodhi që të kujtojë Ditën e Alfabetit përmes një fotografie historike me anëtarët e Komisionit të Abecesë…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Shenzhenit nuk ngjan me Jaltën

Kërkoni Kërkoni Samiti i Shenzhenit nuk ngjan me Jaltën 03:58:37 2026-11-23 Share Më 19 nëntor,.