Pedagogët, tubim paqësor në mbështetje të studentëve

Pedagogët kanë nisur sot marshimin paqësor në mbështetje të studentëve, të cilët po protestojnë prej 7 ditësh në Tiranë.

PE: Dënojmë dhunën gjatë protestave në Tiranë

Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Marco Tarquinio, dhe raportuesi i përhershëm për Shqipërinë, Andreas Schieder, kanë reaguar duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e protestave në Tiranë.

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë kundër akteve të dhunës, thirrje prindërve të tregojnë kujdes

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë u bën thirrje të rinjve, nxënësve të shkollave dhe studentëve të distancohen nga aktet e dhunshme duke ruajtur karakterin paqësor të protestës dhe duke nxitur dialogun, maturinë dhe angazhimin e përbashkët për garantinimin e të drejtave dhe përmbushjen e kërkesave të tyre.

Ndryshimet ligjore, forcim i sistemit kombëtar të mbrojtjes civile

Forcimi i sistemit kombëtar të mbrojtjes civile dhe rritja e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive janë në fokus të projektligjit të ri për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen civile”.

Forcim i kapaciteteve për përgjigjen ndaj rezistencës antimikrobike

Shqipëria mirëpret nga 5 deri më 9 tetor grupin e ekspertëve të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), në kuadër të vizitës “One Health Country Visit on AMR to Albania”, me fokus forcimin e kapaciteteve kombëtare për parandalimin dhe kontrollin e rezistencës antimikrobike (AMR).

Roja Bregdetare amerikane, shkëmbim praktikash me homologët në Sarandë

Siguria portuale dhe praktikat e mira ndërkombëtare ishin në fokus të takimeve të zhvilluara në Portin e Sarandës me përfaqësues të Rojës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shqipëria synon përdorimin e IA në Prokurimet publike brenda vjeshtës 2027

Shqipëria synon të përfshijë Inteligjencën Artificiale në proceset e prokurimit publik brenda vjeshtës së vitit 2027, në kuadër të bashkëpunimit me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS).

Plani Kombëtar për Energjinë: 100% e automjeteve të prokuruara të jenë elektrike

Administrata publike në Shqipëri synon të kalojë gradualisht drejt automjeteve elektrike, përmes një objektivi që parashikon që 100% e automjeteve të lehta të reja të prokuruara nga institucionet publike të jenë automjete elektrike ose hibride plug-in.

Nga tradita te tregu europian, treguesit gjeografikë i japin vlerë të re produkteve shqiptare

Nisma është pjesë e reformës në fushën e pronësisë industriale dhe lidhet me angazhimet e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian. Projektligji është shqyrtuar dhe miratuar në komisionet parlamentare përkatëse gjatë muajit korrik 2026 dhe parashikohet të vijojë procedurat në Kuvend

“Pas shkolle” nis në shtator në të gjithë vendin, aktivitete krijuese pas drekës dhe detyrave të shtëpisë

Në shtator shkollat e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin do të zbatojnë programin “Pas Shkolle”, ku do të ndërthuret mbështetja në mësime me aktivitete edukative, krijuese dhe argëtuese.