“Territorialja” seancë dëgjimore me kryetarët e bashkive të qarkut Korçë

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi sot një seancë dëgjimore me drejtuesit e bashkive të qarkut Korçë, ku u diskutuan efektet e reformës territoriale të vitit 2014, sfidat aktuale dhe nevoja për përmirësime.


Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi sot një seancë dëgjimore me drejtuesit e bashkive të qarkut Korçë, ku u diskutuan efektet e reformës territoriale të vitit 2014, sfidat aktuale dhe nevoja për përmirësime.

Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo e cilësoi reformën e vitit 2015 si të domosdoshme dhe të suksesshme, duke theksuar se objektivat kryesore janë arritur. Sipas tij, reforma solli eficiencë më të lartë në mbledhjen e të ardhurave, sinergji të burimeve ekonomike dhe rritje të kapaciteteve njerëzore.

Filo tha se gjatë 11 viteve të fundit në njësitë administrative janë investuar 3,3 miliardë lekë.

“Reforma e vitit 2014 ishte një reformë e suksesshme, ishte nevojë dhe domosdoshmëri. Objektivat e saj u arritën. E para, është eficienca në mbledhjen e të ardhurave dhe në kryerjen e shpenzimeve; e dyta, sinergjia në burimet ekonomike; e treta, mundësi më e madhe aksesi te kapacitetet njerëzore. Në drejtim të mbledhjes së të ardhurave, po flas për njësitë administrative, para 2015 mblidheshin 19,5 milionë lekë, ndërkohë sot mblidhen 98,3 milionë lekë, pra ka një rritje me 4-fish të të ardhurave që mblidhen. Gjatë këtyre 11 viteve janë investuar në njësitë administrative 3,3 miliardë lekë”, tha Filo.

Megjithatë, ai kërkoi më shumë mbështetje financiare për bashkitë në raport me kompetencat që mund t’u delegohen.

“Pjesa e decentralizimit të kompetencave atje ka nevojë për mbështetje më të madhe financiare për bashkitë. Në rast se bashkitë do të mbulojnë një territor më të madh, shoqëruar dhe me kompetenca më të mëdha, këto duhet të shoqërohen me një mbështetje adekuate të përshtatshme financiare, që ne të kemi mundësinë që t’i kryejmë këto kompetenca ashtu siç duam dhe presin banorët dhe komunitetet nga ana jonë”, u shpreh Filo.

Edhe kryetari i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu vlerësoi ndikimin pozitiv të reformës, duke nënvizuar rritjen e financave vendore dhe investimet në territor. Topçiu theksoi se reforma nuk duhet parë si çështje zgjerimi apo zvogëlimi territori, por për ndarjen e qartë të kompetencave mes pushtetit vendor dhe qendror.

“Në rastin e bashkisë së Maliqit ka një rritje të financave vendore, ka shtuar investimet në territor dhe ka mbajtur në nivelet të kënaqshme shërbimet ndaj komunitetit. Ne kemi ruajtur shërbimet bazë në të gjitha njësitë administrative që qytetarët mos të ecin kilometra të tëra për të marrë një shërbim. Niveli i investimeve ka patur një rritje të konsiderueshme.

“Mendoj se reforma nuk duhet të parë si zmadhim apo zvogëlim i ndarjes territoriale, për ne si drejtues të pushtetit lokal duhet parë si kompetenca dhe mbulim financiar i funksioneve dhe kompetencave që ka pushteti vendor. E rëndësishme është një funksion që i jepet bashkisë mbulohet financiarisht, ndiqet. Ne kemi disa funksione të cilat nuk i mbulojmë siç ne që drejtojmë bashkitë, do të ishim të kënaqur t’i mbulonim, siç janë rrugët rurale, pyjet dhe kullotat, apo dhe funksione të tjera që kanë dhe ndërthurje me pushtetin qendror, siç janë ujitja dhe kullimi”, tha Topçiu.

Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë Devoll, Eduard Duro deklaroi se reforma e vitit 2015 ka qenë efektive për këtë bashki, duke sjellë rritje të eficiencës administrative dhe përmirësim të shërbimeve ndaj qytetarëve. Ai bëri të ditur se të ardhurat e bashkisë janë dyfishuar krahasuar me vitin 2016.

“Reforma e 2015 të paktën për bashkinë Devoll ka qenë efektive. Anë tjetër pozitive është rritja e eficiencës së administratës së bashkisë Devoll, kemi shënuar rritje të shërbimeve ndaj banorëve. Eficienca e të ardhurave krahasuar me vitin 2016 është dyfishuar”, tha ai.

Kryetari i bashkisë Pustec, Pali Kolefski tha se reforma ka sjellë përmirësime të dukshme, sidomos në performancën e bashkisë dhe mbledhjen e taksave. Megjithatë, ai ngriti shqetësimin për mungesën e qartësisë në ndarjen e kompetencave mes institucioneve qendrore dhe pushtetit lokal.

“Kjo reformë e ka lënë këtë bashki me vete. Ndryshim të territorit nuk ka pasur. Mendoj që reforma ka patur shumë gjëra pozitive. Po shikoj që bashkia krahasuar me komunat, bashkia ka perfomuar dhe përformon shumë herë më mirë në krahasim me kohën kur kishte kompetenca të kufizuara. Ka nevojë për përmirësim dhe duhet parë marrëdhënia midis institucioneve qendrore dhe pushtetit lokal. Ne ndodhemi në një zonë 100% të mbrojtur dhe nuk janë caktuar qartë kompetencat e secilës palë. Ne jemi bashki që nuk kemi të drejtë të ushtrojmë funksionet tona në territorin tonë, sa i përket zonës së mbrojtur. Sa i përket mbledhjes së taksave ka përmirësim të dukshëm”, tha ai.

Ndërkohë, nënkryetarja e bashkisë Kolonjë, Ristana Gjergo tha se bashkimi i Ersekës dhe Leskovikut nën bashkinë Kolonjë ka sjellë më shumë investime, veçanërisht në zonën e Leskovikut.

Sipas saj, reforma ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të bizneseve, sidomos në sektorin e agroturizmit, si dhe në kthimin e të rinjve për të investuar në zonë.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Karakaçi: Shqipëria, pjesë e strukturës së re të qeverisjes evropiane të aviacionit civile

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi paraqiti sot në Kuvend projektligjin “Për ratifikimin e Konventës për Byronë e Konferencës…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi: Shqipëria, pjesë e strukturës së re të qeverisjes evropiane të aviacionit civile

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi paraqiti sot në Kuvend projektligjin “Për ratifikimin e Konventës për Byronë e Konferencës…