Sula në Vlorë: Forcohen kontrollet, tolerancë zero për ndërtimet pa leje

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, deklaroi nga Vlora se inspektoratet do të forcojnë kontrollet në terren në prag të sezonit turistik veror, me fokus të veçantë tek ndërtimet pa leje, siguria ushqimore dhe mbrojtja e mjedisit.


Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, deklaroi nga Vlora se inspektoratet do të forcojnë kontrollet në terren në prag të sezonit turistik veror, me fokus të veçantë tek ndërtimet pa leje, siguria ushqimore dhe mbrojtja e mjedisit.

Në një takim me drejtues dhe punonjës të inspektorateve rajonale në Vlorë, Sula theksoi se zonat bregdetare, përfshirë Vlorën, mbeten problematike për shkak të ndërtimeve informale.

“Të jeni të sigurtë që çdo subjekt sot në të gjithë vendin do t’i nënshtrohet çdo kontrolli dhe kategorizimi. Toleranca është zero për arsye sepse kërkohet nga kapitulli i 12-të i negociatave të Bashkimit Europian”, tha Sula.

Ai informoi gjithashtu mbi ngritjen e një platforme të re sinjalizimi për qytetarët, si dhe funksionimin e linjës së gjelbër 0800, që do të mundësojë raportimin e shkeljeve në kohë reale.

“Javën tjetër fillon funksionimi i portalit sigurt.gov.al dhe i linjës së gjelbër 0800, pikërisht për të pasur mundësinë e sinjalizimeve nga qytetarët për problematikat”, u shpreh ai.

Sula theksoi se çdo inspektorat do të ngrejë taskforca për monitorimin e subjekteve tregtare në vijën bregdetare, me qëllim garantimin e standardeve të shërbimit gjatë sezonit turistik.

Duke folur për ndërtimet pa leje, Sula e cilësoi Vlorën si një nga zonat më problematike, duke shtuar se strukturat e kontrollit do të jenë të angazhuara në mënyrë të vazhdueshme për parandalimin e shkeljeve.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Pirdeni në Bruksel: Vlerësim për avancimin e Shqipërisë në shtetin e së drejtës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pirdeni në Bruksel: Vlerësim për avancimin e Shqipërisë në shtetin e së drejtës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të…