Përmbyllet faza e parë restauruese në Muzeun Historik Kombëtar

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja njoftoi sot se janë drejt përfundimit punimet e fazës së parë restauruese përforcuese në Muzeun Historik Kombëtar


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja njoftoi sot se janë drejt përfundimit punimet e fazës së parë restauruese përforcuese në Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me MTKS.

Ministri përcolli në rrjetet sociale pamje nga kantieri i punimeve në Muzeun Historik Kombëtar.

Pas përfundimit të ndërhyrjeve në fasadë dhe heqjes së skelave mbrojtëse, tashmë zbulohet pamja e restauruar e godinës, ndërsa vazhdon puna për përfundimin e plotë të fazës së parë të implementimit të ndërhyrjeve strukturore.

Drejtoresha e MHK, Elenita Roshi, shpjegoi se, fillimisht u restaurua Mozaiku Shqipëria dhe pastaj pjesa tjetër e fasadës se Muzeut Historik Kombëtar.

“Ajo çfarë po ndodh këtu është përforcimi dhe krijimi i një strukture shumë të fortë dhe të qëndrueshme ndaj tërmeteve. Muzeut Historik Kombëtar i është shtuar jeta”, thotë Elenita Roshi duke treguar pamje nga pavijoni i ikonografisë në MHK, ku duken ikonat e paketuara. Roshi tregon se ikonat janë paketuar prej fillimit të punimeve në vitin 2024 dhe do të qëndrojnë ashtu deri në përfundimin e plotë të tyre.

Marrë nga ATSH

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…