Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, MEPJ: Kemi pasur angazhim të drejtpërdrejtë institucional dhe diplomatik

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot lidhur me deklaratat e opozitës për mosreagimin e saj për protestën e studentëve shqiptarë në protestën në Maqedoninë e Veriut

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot lidhur me deklaratat e opozitës për mosreagimin e saj për protestën e studentëve shqiptarë në protestën në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se “Ambasada e Shqipërisë në Shkup ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me studentët dhe me zhvillimet në terren”.

Në një deklaratë për shtyp MEPJ thekson se “është krejt e pavërtetë dhe për më së paku e padrejtë të tentohet të krijohet përshtypja sikur shteti shqiptar ka qenë indiferent ndaj shqetësimeve të studentëve shqiptarë në Shkup. Përkundrazi, ka pasur angazhim të drejtpërdrejtë institucional dhe diplomatik”.

“Vetë Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ, i gjendur në Shkup, është takuar personalisht me studentët për të dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat e tyre legjitime. Institucionet shqiptare, as më parë e as në këtë rast, nuk kanë qëndruar pasive përballë kësaj situate”, nënvizon MEPJ.

Në deklaratën për shtyp të MEPJ theksohet se “është e tepërt të kujtohet se përfaqësitë diplomatike janë pjesë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe përfaqësojnë zyrtarisht shtetin shqiptar, kudo në botë, përfshirë në Maqedoninë e Veriut. Çdo angazhim diplomatik është angazhim i vetë shtetit shqiptar”.

MEPJ sqaron se në mënyrë të veçantë, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar publikisht në mbështetje të studentëve shqiptarë dhe të drejtës së tyre për përdorimin e gjuhës shqipe, duke theksuar se “përdorimi i gjuhës amtare është një e drejtë themelore, e garantuar nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, e cila nuk mund dhe nuk duhet të ngushtohet apo vonohet nga asnjë procedurë”.

Po ashtu, ministri Hoxha ka vlerësuar qëndrimin e studentëve, të cilët sipas tij, meritojnë përgëzim për angazhimin qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesën e tyre.

“Njëkohësisht, duhet kuptuar se diplomacia ka kodet, format dhe mekanizmat e saj të komunikimit dhe veprimit. Jo çdo angazhim institucional bëhet domosdoshmërisht publik në kohë reale dhe as reflektohet menjëherë në rrjetet sociale apo në deklarata mediatike. Shpesh, puna diplomatike zhvillohet përmes kontakteve të drejtpërdrejta, komunikimeve institucionale dhe kanaleve zyrtare, me qëllim arritjen e rezultateve konkrete dhe efektive. Kjo çështje kërkon përgjegjësi dhe seriozitet, jo deklarata politike për konsum mediatik”, thuhet në deklaratën e MEPJ-së.

Burimi ATSH

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…