Mbi 65% e të diplomuarve në universitete janë vajza, biznesi dhe shëndetësia fushat më të preferuara

Vajzat vijojnë të dominojnë në arsimin e lartë në Shqipëri, ndërsa biznesi dhe shëndetësia mbeten degët më të preferuara të studimit për studentët shqiptarë.


Vajzat vijojnë të dominojnë në arsimin e lartë në Shqipëri, ndërsa biznesi dhe shëndetësia mbeten degët më të preferuara të studimit për studentët shqiptarë.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë vitit akademik 2024-2025 u diplomuan 28.939 studentë në universitetet publike dhe private të vendit, një rritje prej 2,6% krahasuar me një vit më parë. Prej tyre, 65,3% janë femra, duke konfirmuar prirjen në rritje të pjesëmarrjes së vajzave në arsimin e lartë.

Statistikat tregojnë se më shumë se gjysma e studentëve, 50,6%, kanë përfunduar programet Bachelor, ndërsa 43,4% janë diplomuar në programet Master. Dy të tretat e studentëve kanë përfunduar studimet në universitete publike.

Fusha “biznes, administrim dhe ligj” kryeson si dega më e preferuar, ku është diplomuar 23,3% e studentëve. Pas saj renditet fusha “shëndet dhe mirëqenie” me 22,4%, ndërsa “inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” zë 14% të totalit të të diplomuarve.

Në total, gjatë vitit shkollor dhe akademik 2024-2025 u diplomuan 82.640 nxënës dhe studentë në të gjitha nivelet e arsimit në vend.

Në arsimin parauniversitar u diplomuan 53.701 nxënës, ose 1,5% më pak krahasuar me vitin e kaluar shkollor.

Sipas INSTAT, vetëm 12,3% e të diplomuarve në arsimin e mesëm të lartë kanë ndjekur arsimin profesional, ku pjesëmarrja e vajzave mbetet e ulët, me vetëm 15,7% të totalit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Komisioni Evropian pritet të mbështesë zyrtarisht afatin e vitit 2027 për anëtarësimin e Shqipërisë

Komisioni Evropian po punon për përfundimin e procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në dhjetor…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Evropian pritet të mbështesë zyrtarisht afatin e vitit 2027 për anëtarësimin e Shqipërisë

Komisioni Evropian po punon për përfundimin e procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në dhjetor…