Gonxhja: Muzeu Arbëresh në Vuno, projekt për ruajtjen e kujtesës historike dhe trashëgimisë kulturore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vlerësoi rëndësinë e këtij projekti për trashëgiminë kulturore dhe identitetin kombëtar.


Muzeu Arbëresh që pritet të ngrihet në Vuno synon të shërbejë si një hapësirë muzeale bashkëkohore kushtuar historisë së arbëreshëve dhe emigrimit të tyre drejt Italisë.

Në Vuno u prezantua publikisht projektideja për Muzeun Arbëresh, një nismë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit në bashkëpunim me bashkinë e Himarës dhe studion projektuese.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vlerësoi rëndësinë e këtij projekti për trashëgiminë kulturore dhe identitetin kombëtar.

“Ky projekt synon krijimin e një hapësire muzeale bashkëkohore kushtuar historisë së arbëreshëve, emigrimit drejt Italisë dhe trashëgimisë së vyer që ky komunitet ka ruajtur ndër shekuj”, u shpreh Gonxhja.

Takimi mblodhi përfaqësues institucionesh, ekspertë të trashëgimisë kulturore, aktorë të turizmit, përfaqësues të komunitetit lokal dhe qytetarë të interesuar, duke hapur një diskutim mbi rolin që muzeu pritet të ketë në ruajtjen e kujtesës historike, edukimin dhe zhvillimin kulturor e turistik të zonës.

Ministri vuri në dukje se “ky projekt synon të kthehet në një pikë referimi për identitetin, historinë dhe kulturën shqiptare, si dhe në një hapësirë që lidh të shkuarën me brezat e ardhshëm”, teksa nënvizoi rëndësinë e tij si urë mes trashëgimisë dhe zhvillimit bashkëkohor kulturor.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…