Bota po ndjek me shqetësim armatimin e Japonisë

Duket se të paktën dhjetë vitet e fundit Japonia në Lindje dhe Perëndimi në tërësi (SHBA, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian) janë në një garë të paparë armatimi.


Nga Prof. Dr. Enriko Ceko

Duket se të paktën dhjetë vitet e fundit Japonia në Lindje dhe Perëndimi në tërësi (SHBA, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian) janë në një garë të paparë armatimi. Kjo prirje e rrezikshme militarizimi që duket si një rimilitarizim tjetër pas Luftës II Botërore dhe pas Luftës së Ftohtë, duket në shtimin në shifra rekord të buxhetit për atë që këto vende teknikisht e justifikojnë me “mbrojtje”, që në disa shtete ka shkuar më tej edhe në hartimin e dokumenteve strategjike siç është edhe rasti i Japonisë e cila harton në mënyrë të përvitshme të ashtuquajturin Libri i Bardhë i Mbrojtjes 2026, ka krijuar së fundmi edhe Byrosë Kombëtare të Inteligjencës, ka tentuar disa herë të rishikojë “tre parimet jo-bërthamore” të saj, etj.


Një ushtar japonez në manovrat ushtarake në Filipinet, 6 maj 2026/Foto nga VCG

Konkretisht në lidhje me këto tre parime mund të themi se ato u vendosën fillimisht në vitin 1967 dhe tradicionalisht njihen si “Tre parimet e eksportit të armëve” (Three Principles on Arms Exports), që janë:

1.     Nuk lejohen eksportet e armëve drejt vendeve që janë palë në konflikte të armatosura ose mund të përfshihen në to.

2.     Nuk lejohen eksportet drejt vendeve që shkelin detyrimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

3.     Nuk lejohen eksportet drejt vendeve që janë subjekt i embargove të armëve të vendosura nga OKB-ja.

Por në vitin 2014, Japonia i zëvendësoi këto tre parime me “Tre parimet e transferimit të pajisjeve mbrojtëse dhe teknologjive”, duke krijuar një kuadër më fleksibël për transferimin e pajisjeve dhe teknologjisë së mbrojtjes dhe në dhjetor 2023, Japonia bëri një hap tjetër të rëndësishëm duke lehtësuar më tej rregullat, përfshirë mundësinë e eksportimit të pajisjeve të zhvilluara bashkërisht me partnerë ndërkombëtarë.

Ministri japonez i Mbrojtjes  Shinjiro Koizumi inspekton dronët e prodhuar në vendin për përdorim ushtarak,  Nagoya, Japoni, 20 maj 2026/Foto nga VCG

Paralelisht, Japonia në Lindje ashtu si edhe shumica e vendeve perëndimore, së bashku, janë futur në një garë të re të shtimit të shpenzimeve ushtarake, që tregon se ka një ndryshim të madh gradual të politikës së sigurisë së këtyre shteteve, që nuk mund të kalojë pa u vënë re nga shtetet e tjera.

Në dokumentin “Mbrojtja e Japonisë 2026”, Japonia i jep shumë rëndësi të ashtuquajturave “kërcënime të jashtme”, dhe, edhe pse ky dokument është i kamufluar me retorikën e “paqes” dhe “mbrojtjes”, duket se paraqet në fakt agjendën reale për zgjerimin e kapaciteteve ushtarake. Dhe këtë Japonia e justifikon me “mjedisin edhe më shumë të rënduar të sigurisë rajonale, kur asnjë nga vendet në rajon historikisht nuk e ka sulmuar Japoninë, përkundrazi. Nga ana konkrete Japonia ka vazhduar në mënyrë progresive edhe militarizimin e ishujve jugperëndimorë të Japonisë nën pretekstin e “përgjigjes ndaj sfidave”, duke rritur vazhdimisht rreziqet e sigurisë rajonale dhe duke u bërë një burim paqëndrueshmërie në rajonin e Azi-Paqësorit.

Aq e rëndë paraqitet situata saqë për herë të parë, në Dokumentin e Mbrojtjes së Japonisë 2026 përfshihet një kapitull i dedikuar mbi “trendet në mënyrat e reja të luftës”, duke nxjerrë mësime nga konflikti Rusi-Ukrainë. Japonia po synon (1) përdorimin e zgjeruar të sistemeve pa pilot dhe të inteligjencës artificiale (që të kujtojnë “pilotët e vdekjes” së fundit të Luftës II Botërore), (2) aftësi më të forta për operacione ushtarake të qëndrueshme dhe të mjaftueshme, dhe (3) zgjerimin e planifikimit të mbrojtjes në fusha të reja duke përfshirë hapësirën, hapësirën kibernetike dhe spektrin elektromagnetik.

Sipas shumë studiuesve, “Nën flamurin e forcimit thelbësor të aftësive mbrojtëse, Japonia po kërkon të fitojë aftësi kundërsulmi kundër bazave të armikut dhe të heqë kufizimet në eksportet e armëve vdekjeprurëse, duke nxitur kështu një ndryshim në politikën e mbrojtjes së Japonisë pas luftës. Pra, çfarë mesazhi u dërgon kjo vendeve fqinje?”

Sipas disa burimeve të rëndësishme juridike japoneze, “Japonia ka devijuar vazhdimisht nga rruga e zhvillimit e vendosur sipas kushtetutës së saj pacifiste, duke ndjekur ndryshimin nga promovimi i legjislacionit të sigurisë nga ish-kryeministri Shinzo Abe më shumë se një dekadë më parë, përmes miratimit të tre dokumenteve të reja të sigurisë nga qeveria japoneze në vitin 2022, në iniciativat aktuale të zgjerimit ushtarak të administratës Takaichi”.

Paradoksalisht, ndërsa përkujtohet 81-vjetori i bombardimit atomik të Hiroshimës dhe Nagasakit, duket se e shkuara nuk shërben më si mësim për Japoninë, aq sa retorika provokuese dhe e rrezikshme e autoriteteve të larta zyrtare të Japonisë, përfshirë edhe ministrin aktual të mbrojtjes, shkon aq larg sa guxon të parashikojë ndryshime serioze në lidhje me drejtimin e ardhshëm militar të vendit. Por, në të njëjtën kohë, shumë njerëz brenda Japonisë mbeten të palëkundur kundër armatimit bërthamor. Sipas mediave japoneze, 82 asamble lokale, përfshirë ato të Hiroshimës dhe Nagasakit – pikërisht qytetet që pësuan shkatërrim atomik – kanë paraqitur peticione duke i kërkuar qeverisë të mbështesë Tre Parimet Jo-Bërthamore dhe të heqë dorë nga planet e shfrenuara militare.

Banorë japonezë në një protestë kundër rishikimit të Kushtetutës pacifiste pro ekspansionit ushtarak dhe luftës, Tokio, Japoni, 3 maj 2026/Foto nga VCG

Le të shikojmë shpenzimet ushtarake të disa shteteve për periudhën 2015–2024 shprehur në miliarda dollarë.

Foto nga autori

Duke shqyrtuar këtë tabelë që është ndërtuar mbi bazën e shifrave të marra nga database zyrtare e shpenzimeve ushtarake të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen me bazë në Stockholm, Suedi, duket se:

1.      SHBA mbetet shumë larg të tjerëve: në 2024 shpenzoi rreth 997 miliardë USD, ose rreth 3,2 herë më shumë se Kina.

2.      Kina, edhe pse përfaqëson një nga dy ekonomitë më të mëdha në botë në lidhje me shpenzimet militare ka pasur një rritje shumë të tërhequr, të qëndrueshme, pa rritje galopante, por racionale, duke patur parasysh që Kina ka angazhime të shumta në misionet e paqes të Kombeve të Bashkuara.

3.      Rusia edhe pe është në konflikt me Ukrainën, ka më pak shpenzime se vendet e tjera perëndimore.

4.      Gjermania është një nga rastet më të rëndësishme europiane: nga rreth 47 miliardë USD në 2015 në 88.5 miliardë USD në 2024, pra një rritje shumë e madhe gjatë dekadës.

5.      Polonia ka pasur një rritje jashtëzakonisht të shpejtë pas pushtimit rus të Ukrainës.

6.      Japonia arriti rreth 55.3 miliardë USD në 2024, me një rritje vjetore prej 21%, më e madhja që nga viti 1952.

7.      Në total, shpenzimet ushtarake botërore arritën 2.718 trilionë USD në 2024, 9.4% më shumë se në 2023 dhe 37% më shumë se në 2015.

Nëse shqyrtojmë me kujdes të dhënat del se që nga viti 2015 në 2024 Japonia i ka shtuar me më shumë se 35% shpenzimet militare, Kanadaja 100%, Australia rreth 40%, Britania e Madhe rreth 40%, Gjermania rreth 83%, Italia rreth 46%, etj.

Banorë japonezë në një protestë kundër rishikimit të Kushtetutës pacifiste pro ekspansionit ushtarak dhe luftës, Tokio, Japoni, 3 maj 2026/Foto nga VCG

Në vitin 2024, Japonia rriti shpenzimet ushtarake me 21% në terma realë, rritja më e madhe vjetore që nga 1952. Shpenzimet arritën 55.3 miliardë USD, ndërsa pesha e tyre në GDP u ngjit në 1.4%, niveli më i lartë që nga 1958. Institutit Ndërkombëtar i Stockholmit për Kërkimet për Paqen e lidh këtë rritje me tensionet rajonale dhe veçanërisht me perceptimin e gabuar që ekziston në mjediset politike të djathta në Japoni në lidhje me Kinën, ndërsa nga aspekti ekonomik, sipas pikëpamjes time arrij në përfundimin se shtetet me ekonomi tregu në periudha të vështira ekonomike, për të ruajtur parametrat makeoekonomikë dhe kryesisht mbajtjen nën kontroll të inflacionit dhe mos lejimin e rritjes së pakontrolluar të papunësisë, kryejnë shpenzime militare, pasi ky është sektori më i mundshëm që të kryhen investime në kuadër të përmirësimeve teknologjike, të bëhen shpenzime duke eliminuar stoqet e vjetra të armatimit dhe duke krijuar në mënyrë artificiale armiq dhe konflikte, në kuadër të propagandës dhe thirrjeve gjasme nacionaliste si dhe duke eliminuar transparencën e shpenzimeve publike në kuadër të sekretit shtetëror.

Historikisht politikat e konflikteve, dëshira e pakuptueshme për gjenocid dhe shpikja e armiqve imagjinarë fshihen pas maskës së nacionalizmit dhe kjo në disa raste, përfshirë edhe Japoninë e Luftës II Botërore, ka funksionuar, duke bërë që masat e popullsisë të mashtruara nga propaganda të vihen nën armë, pasi njerëzit mendojnë se janë duke mbrojtur interesat kombëtare, edhe pse janë duke pushtuar territore jashtë vendit të tyre.

Duket se Japonia në Lindje dhe Perëndimi në përgjithësi janë duke ndjekur një politikë të përshpejtuar të riarmatimit dhe zgjerimit të kapaciteteve ushtarake. Konkretisht, Japonia përballet me një rritje më e përshpejtuar kohët e fundit të shpenzimeve militare dhe me një ndryshim më të dukshëm të asaj që qeveria japoneze e emërton “politika e mbrojtjes”. Gjermania ka një rritje shumë të fortë pas luftës në Ukrainë, konkretisht, ajo në vitin 2024 rriti shpenzimet militare me 28%, duke arritur 88.5 mld dollar dhe në vitin 2025 arriti rreth 114 mld dollarë, me një shtesë rreth +24%. SHBA mbetet krejtësisht në një kategori tjetër për nga madhësia absolute. Në vitin 2024 ajo shpenzoi 997 mld. USD, rreth 3.2 herë më shumë se Kina, e cila edhe pse i ka rritur shpenzimet ushtarake për rreth 30 vite rresht, këtë e ajo e ka filluar nga një bazë shumë e vogël dhe e tërë kjo lidhet kryesisht me statusin e një ekonomie tashmë shumë të madhe dhe me statusin e një shteti të fuqishëm, që angazhohet për paqen në botë, gjithmonë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Banorë japonezë në një protestë kundër rishikimit të Kushtetutës pacifiste pro ekspansionit ushtarak dhe luftës, Tokio, Japoni, 3 maj 2026/Foto nga VCG

Le të shikojmë konkretisht rritjen e shpenzimeve militare si përqindje e GDP-së  dhe shpenzimet për banor për periudhën 2024–2025, pasi në këto shifra del shumë më qartë se kush po rritet realisht me ritmin më të madh.

Foto nga autori

Foto nga autori

Pra, nëse bëjmë një krahasim për këtë tabelë në përgjithësi del se Kina edhe pse është një vend i madh dhe një nga dy ekonomitë më të mëdha në botë shpenzon më pak për mbrojtjen se sa vendet e tjera përfshirë Japoninë në Lindje dhe vendet perëndimore dhe ka më pak shpenzime për mbrojtjen për frymë krahasuar e këto shtete.

Nëse bëjmë krahasim për shpenzimet militare vetëm midis Kinës dhe Japonisë, del se Kina edhe pse është një ekonomi rreth 4.7 herë më e madhe se Japonia, ishte Japonia ajo që në vitin 2024 rriti shpenzimet ushtarake me 21%, tri herë më shpejt se Kina dhe Japonia ka shpenzime militare dy herë më shumë për bamor se sa Kina, kështu që ideja false e Japonisë për rreziqe të shtuara për sigurinë në rajon, është vetëm një ide fikse e politikave të dështuara në qeverisjen e vendit dhe të ekonomisë në rënie të Japonisë dhe kjo tregon gjithashtu edhe dështimin e sistemeve politike qeverisë së në përgjithësi në perëndim.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Rama për “UNHERD”: Protestat tregojnë një Shqipëri normale evropiane

Kryeministri Edi Rama i tha gazetarit të medias britanike “UnHerd”, Aris Roussinos, se protestat e zhvilluara gjatë muajve të fundit…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për “UNHERD”: Protestat tregojnë një Shqipëri normale evropiane

Kryeministri Edi Rama i tha gazetarit të medias britanike “UnHerd”, Aris Roussinos, se protestat e zhvilluara gjatë muajve të fundit…