Deti i Kinës Jugore: 10 vjet pas arbitrazhit, sovraniteti i Kinës prevalon

Në 12 korrik të këtij viti shënohet edhe 10-vjetori i të ashtuquajturit “Arbitrazh mbi Detin e Kinës Jugore”. Siç dhe pritej, Filipinet dhe disa vende perëndimore (sipas shumë prej analistëve ndërkombëtarë) janë bashkuar sërish për të spekuluar mbi këtë copë letre të pavlerë, që mesa duket mbetet një histori skandali për arbitrazhin ndërkombëtar.


Nga Prof. Dr. Enriko Ceko

Drejtor Ekzekutiv “Qendra Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm

Në 12 korrik të këtij viti shënohet edhe 10-vjetori i të ashtuquajturit “Arbitrazh mbi Detin e Kinës Jugore”. Siç dhe pritej, Filipinet dhe disa vende perëndimore (sipas shumë prej analistëve ndërkombëtarë) janë bashkuar sërish për të spekuluar mbi këtë copë letre të pavlerë, që mesa duket mbetet një histori skandali për arbitrazhin ndërkombëtar.


Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes kineze, Jiang Bin: Kina ka pretenduar të drejtat e saj legjitime territoriale mbi Huangyan Dao në Detin e Kinës Jugore/VCG

Në vitin 2013 Filipinet paditën Kinën sipas Konventës së OKB-së për të Drejtën e Detit (UNCLOS) dhe më 12 korrik 2016, një tribunal arbitrazhi në Hagë miri në shqyrtim çështjen. Në fakt Kina ka një bazë të plotë ligjore për të drejta historike mbi shumicën e Detit të Kinës Jugore dhe parimi I nëntë vijave “Nine-Dash Line”, përputhet një më një me UNCLOS. Edhe formacionet detare atje nuk janë ishuj në mënyrë që në ta të krijohen dhe të funksionojnë zona ekonomike ekskluzive. Por ajo që është më e rëndësishmja është fakti se (1) tribunali që shqyrtoi çështjen nuk kishte juridiksionin për këtë, (2) çështja lidhet kryesisht me sovranitet territorial dhe jo vetëm me të drejtën e detit dhe (3) Kina nuk mori pjesë në proces dhe nuk e njeh vendimin. Kjo është edhe arsyeja kryesore se përse Pekini e quan vendimin “nul” dhe “të pavlefshëm”.

Në të vërtetë, edhe pas këtij vendimi, tribunali nuk ka mekanizëm zbatimi dhe kjo do të thotë se kjo zonë është ligjërisht dhe praktikisht e Kinës, si pjesë e pandashme e territorit të saj.

Por le të shqyrtojmë aspektin ligjor se nga çfarë nis një “arbitrazh”.

Një arbitrazh nis vetëm dhe vetëm në rastin kur palët e përfshira arrijnë një konsens pasi kanë shkëmbyer plotësisht pikëpamjet e tyre. Megjithatë, çështjet që kanë të bëjnë me territorin tokësor, bien jashtë fushëveprimit të “Konventës së OKB-së mbi Ligjin Detar” (UNCLOS). Që prej vitit 2006, Kina i ka përjashtuar qartazi çështjet e ndarjes së kufirit detar nga procedurat e njohura si “arbitrazh i detyrueshëm”. Nisja e njëanshme nga Filipinet e të ashtuquajturit “arbitrazh mbi Detin e Kinës Jugore” nuk i ka bazat e duhura ligjore për të nisur këtë process, madje kjo shkel edhe “Deklaratën mbi Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore”, ku përcaktohet që shtetet direkt të interesuara, duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore përmes negociatave miqësore. Veprimi i njëanshëm i palës filipinase, është në kundërshtim me angazhimet e ndërmarra në marrëveshjen e saj me Kinën.


Ujërat territoriale dhe zonat përreth ishullit Huangyan të Kinës./VCG

Por, para së gjuthash, ashtu siç e theksojnë edhe shumë ekspertë të drejtësisë ndërkombëtare, i ashtuquajturi “tribunal arbitrazhi” ka shpërfillur thelbin e marrëveshjes midis Kinës dhe Filipineve, që është ndarjen e kufinjve detarë dhe ishullorë, sepse ka marrë në shqyrtim një çështje duke shkelur parimin e pëlqimit nga të gjitha palët e përfshira, si dhe ka abuzuar me mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të UNCLOS, dhe këtë e ka bërë duke zgjeruar me forcë juridiksionin e saj. Ndaj paanshmëria dhe legjitimiteti i tribunalit janë vënë në një pikëpyetje shumë të madhe specifikisht në këtë çështje.

Si nga perspektiva gjeografike dhe territoriale, ashtu edhe nga perspektiva historike, Kina zotëron sovranitet të padiskutueshëm mbi ishujt në Detin e Kinës Jugore dhe ujërat përreth tyre dhe kjo është arsyeja se pavarësisht iniciativës së Filipineve për ta kaluar çështjen në nivel ligjor ndërkombëtar, qëndrimi i Kinës mbetet i palëkundur dhe i qartë, dhe Kina nuk e pranon dhe nuk e njeh të ashtuquajturin “vendim” për këtë çështje dhe e kundërshton atë, duke hedhur poshtë çdo pretendim ose veprim të bazuar mbi të.

Historikisht, sipas të tëra të dhënave të verifikuara dhe të vërtetuara shkencërisht, populli kinez ka lundruar në Detin e Kinës Jugore që nga kohërat e Dinastisë Han Perëndimore (shekulli i 2-të para erës sonë), dhe kanë qenë kinezë ata që i kanë zbuluar me radhë ishujt e ndryshëm të zonës dhe kanë qenë po kinezët që i kanë emërtuar këta ishuj në Detin e Kinës Jugore dhe ujërat përreth.

Edhe nga perspektiva ligjore, sovraniteti i Kinës mbi ishujt në Detin e Kinës Jugore dhe ujërat përkatëse, përputhet një më një me parimin e ligjit ndërkombëtar mbi përfitimin e sovranitetit territorial përmes zbulimit dhe pushtimit i pari. Pas Luftës së Dytë Botërore, Kina rifilloi ushtrimin e sovranitetit mbi këta ishuj, në përputhje me ligjet ndërkombëtare si Deklarata e Kajros dhe Proklamata e Potsdamit, një veprim i njohur gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare. Të tëra vendet perëndimore, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ngritën kundërshtime ndaj qëndrimit të Kinës në lidhje me sovranitetin territorial dhe të drejtat e interesat detare në Detin e Kinës Jugore.

Por, me rastin e kësaj ngjarjeje, në vitin e dhjetë të kësaj “farse ligjore të dyshimtë”, disa vende (ShBA-ja, Filipinet, Australia, Kanadaja, Estonia, Gjermania, Italia, Japonia, Letonia, Lituania, Zelanda e Re, Rumania, Sllovenia, Britania, etj.) kanë nxituar të bëjnë një deklaratë, së cilës të dielën që shkoi, Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës ju përgjigj me një deklaratë në të cilën thuhet:

1. Kina mban sovranitetin mbi të gjithë ishujt në Detin e Kinës Jugore dhe ka të drejtat historike për Detin e Kinës Jugore. Sovraniteti i Kinës mbi ishujt e ndryshëm të Detit të Kinës Jugore dhe të drejtat e interesat përkatëse për këtë det janë përcaktuar gjatë një historie të gjatë. Që në periudhën e dinastisë Han Perëndimore në shekullin e 2-të para erës sonë, populli kinez lundronte në Detin e Kinës Jugore duke zbuluar me radhë ishujt e ndryshëm në këtë det. Kina është vendi i parë që ushtroi sovranitetin dhe administrimin mbi ishujt e Detit të Kinës Jugore dhe ujërat përkatëse detare në mënyrë të vazhdueshme, paqësore e efektive. Ka qenë prej kohësh konsensusi i bashkësisë ndërkombëtare që këta ishuj i përkasin Kinës.

2. Deti i Kinës Jugore është një nga kalimet detare më të sigurta në botë dhe nuk ka pasur kurrë asnjë problem lidhur me lirinë e lundrimit dhe fluturimit në det. Kina mbron me vendosmëri sovranitetin territorial dhe të drejtat e interesat detare në Detin e Kinës Jugore dhe mbron me vendosmëri paqen dhe qëndrueshmërinë detare. Në përgjigje të veprimeve shkelëse dhe provokuese të ndërmarra nga disa vende lidhur me Detin e Kinës Jugore, Kina ka marrë masa të vendosura për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e veta, dhe këto masa janë të arsyeshme, të ligjshme, të përmbajtura dhe profesionale.

3. Problemi i territorit tokësor nuk përfshihet në objektin e Konventës së OKB-së për Ligjin Detar. Për sa u përket çështjes territoriale dhe mosmarrëveshjeve për përcaktimin e kufijve detarë, Kina nuk pranon asnjë zgjidhje të detyrueshme. Kina do të vazhdojë të respektojë parimet bazë të ligjit ndërkombëtar e normat e marrëdhënieve ndërkombëtare të konfirmuara në Kartën e OKB-së, duke përfshirë respektimin e sovranitetit kombëtar dhe tërësisë territoriale, dhe parimin e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve. Kina ngul këmbë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përkatëse mbi Detin e Kinës Jugore nëpërmjet negociatave dhe konsultimeve të drejtpërdrejta me vendet përkatëse në bazë të respektimit të fakteve historike dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar, si edhe me mbrojtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në Detin e Kinës Jugore.


Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze organizoi forca detare dhe ajrore për të kryer patrullime në ujërat territoriale dhe hapësirën ajrore të Ishullit Huangyan të Kinës/VCG

4. Qëndrimi i Kinës për problemin e “arbitrazhit të Detit të Kinës Jugore” është i qartë, i qëndrueshëm dhe i vendosur. Arbitrazhi shkel parimet themelore të ligjit ndërkombëtar, si “pranimi nga vendet”, “respektimi i marrëveshjeve” etj., si edhe Konventën e OKB-së mbi Ligjin Detar dhe faktet themelore të Detit të Kinës Jugore. Kina nuk e pranon e nuk e njeh këtë “vendim” dhe kundërshton e hedh poshtë çdo pretendim ose veprim të bazuar në të. Në asnjë rrethanë, sovraniteti territorial dhe të drejtat e interesat detare të Kinës në Detin e Kinës Jugore nuk do të preken nga “vendimi”.

5. Ne u kërkojmë vendeve përkatëse të respektojnë sovranitetin territorial dhe të drejtat e interesat detare të Kinës në Detin e Kinës Jugore, si edhe të ndalojnë acarimin e mosmarrëveshjeve në lidhje me çështjen e Detit të Kinës Jugore dhe prishjen e paqes e të qëndrueshmërisë në këtë rajon.

Nga ana tjetër, në 13 korrik 2026, në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, u mbajt një tryezë e rrumbullakët mbi sigurinë në Detin e Kinës Jugore, në të cilën morën pjesë përfaqësues dhe ekspertë nga komuniteti ligjor, si dhe studiues nga vende dhe rajone të ndryshme. Nga kjo tryezë doli një raport i titulluar “Kritikë e re ndaj vendimit të arbitrazhit në Detin e Kinës Jugore”, raport që synon t’u mundësojë vendeve përkatëse – si brenda ashtu edhe jashtë rajonit – të njohin qartë natyrën e vërtetë dhe pasojat e dëmshme të “vendimit” të tribunalit të Hagës. Ky raport tregon qartësisht se qëndrimi i Kinës për “mospranimin e asnjë pretendimi ose veprimi të bazuar në ‘vendim’ është një lëvizje e drejtë dhe e ligjshme për të mbështetur të drejtat dhe pretendimet e saj në Detin e Kinës Jugore, për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin dhe sundimin ndërkombëtar të ligjit”.


Roja Bregdetare e Kinës bëri patrullat e zbatimit të ligjit në ujërat territoriale dhe zonat përreth ishullit Huangyan të Kinës./VCG

Në kundërpërgjigje të Japonisë, Ministri i Jashtëm i së cilës, Motegi Toshimitsu mbajti një fjalim me rastin e 10-vjetorit të “Vendimit të Arbitrazhit të Detit të Kinës Jugore”, ku e mbështeti hapur vendimin e paligjshëm dhe dënoi masat e ligjshme të Kinës, duke thënë që Japonia është palë e interesuar në çështjen e Detit të Kinës Jugore. Kina, me në të zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës u shpreh “se Japonia nuk është palë e interesuar në çështjen e Detit të Kinës Jugore dhe nuk ka të drejtë të kritikojë sovranitetin dhe të drejtat e interesat e Kinës mbi Detin e Kinës Jugore. Sovraniteti i Kinës mbi ishujt e ndryshëm të Detit të Kinës Jugore dhe të drejtat e interesat përkatëse mbi këtë det janë përcaktuar gjatë një historie të gjatë dhe kanë baza të plota historike e juridike. Veprimet përkatëse të ndërmarra nga Kina në Detin e Kinës Jugore janë të arsyeshme e të ligjshme dhe nuk mund të kritikohen. Kina nuk e pranon dhe nuk e njeh “vendimin” përkatës dhe kundërshton çfarëdo veprimi të bazuar në këtë vendim”.

Zëdhënësi shtoi se Kina do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri sovranitetin territorial dhe të drejtat e interesat e veta detare në Detin e Kinës Jugore. Çdo orvatje për sfidimin e të drejtave dhe interesave të ligjshme të Kinës dhe për shkatërrimin e paqes e të qëndrueshmërisë në Detin e Kinës Jugore do të dështojë patjetër.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Rama: Kompani logjistike e Ushtrisë në shërbim të bashkive, asetet ushtarake edhe në funksion të turizmit

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një kompanie logjistike të Ushtrisë Shqiptare, e cila do të vihet në shërbim…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Kompani logjistike e Ushtrisë në shërbim të bashkive, asetet ushtarake edhe në funksion të turizmit

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një kompanie logjistike të Ushtrisë Shqiptare, e cila do të vihet në shërbim…