Rama: Nga ushtria te emergjencat, prodhimi dhe mirëmbajtja e mjeteve do të kryhen në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria po hyn në një fazë të re të zhvillimit të industrisë vendase, duke theksuar se prodhimi i mjeteve për ushtrinë, zjarrfikëset dhe shërbimin e urgjencës do të kryhet gjithnjë e më shumë në vend.


Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria po hyn në një fazë të re të zhvillimit të industrisë vendase, duke theksuar se prodhimi i mjeteve për ushtrinë, zjarrfikëset dhe shërbimin e urgjencës do të kryhet gjithnjë e më shumë në vend.

Gjatë fjalës së tij, ku mori pjesë në eventin për marrjen në dorëzimin nga Forcat e Armatosura, të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s nga kompania “Timak Defence”, Rama bëri të ditur se kompania po prodhon aktualisht edhe 14 zjarrfikëse të reja.

“Kjo është Shqipëria tjetër që ne kemi ndërtuar dhe e cila tani do të fillojë të japë të tjerë lloj rendimentesh dhe të tjerë lloj produktesh, duke pasur parasysh këtu industrinë ushtarake, po jo vetëm. 14 zjarrfikëse të reja po prodhohen sot që flasim nga Timak. 14 zjarrfikëse ne nuk i kemi bërë dot bashkë në 14 vjet në të njëjtën kohë, atëherë kur e morëm Shqipërinë pa zjarrfikëse. Ndërkohë që sot kemi një flotë zjarrfikësesh jo të vogël, por krejt të pamjaftueshme. Dhe në vend se edhe këtu të shkojmë lart e poshtë e të bëjmë një tender sot, dy tendera nesër, e t’i marrim ca të kuqe, ca vjollcë, ca portokalli sipas tenderit të radhës, ne do të ndërtojmë një flotë zjarrfikësesh që do të jetë njësoj si flota e ushtrisë që sapo ka nisur të marrë formën e vet përfundimtare. Do t’i kemi të gjitha zjarrfikëset që i duhen Republikës së Shqipërisë sipas standardeve të një vendi të NATO-s dhe të një vendi të Bashkimit Evropian për frymë, për territor, për kilometër”, tha ai.

Ai shtoi se i njëjti model do të ndiqet edhe për autoambulancat, me synimin që shteti të sigurojë mjete moderne, të prodhuara në vend dhe me sistem mirëmbajtjeje brenda Shqipërisë.

Rama theksoi se, ndryshe nga e kaluara kur mirëmbajtja e mjeteve kryhej jashtë vendit, tashmë është ngritur një bazë e integruar sipas standardeve të NATO-s, ndërsa mirëmbajtja e flotave të reja do të realizohet në Shqipëri.

“Po ashtu me autoambulancat, e njëjta gjë. Dhe ndërkohë, kini parasysh atë që thashë në fillim: nga shpenzimet që do të bëjë shteti për t’i marrë këto mjete në kohë, për t’i marrë këto mjete me cilësinë më të mirë, për t’i marrë këto mjete duke pasur një bazë mirëmbajtjeje, jo bllokohet mjeti, siç i gjetëm helikopterët kur erdhëm, që ishin 90% e tyre që rrinin si pula, nuk fluturonin dot më se s’kishte më mirëmbajtje edhe duhej shkuar sa në Poloni e sa ku di unë se ku e duheshin mbajtur radhë e lloj-lloj çudira, sot i kemi të gjithë në punë dhe sot i kemi të gjithë të lidhur me një bazë të vetme që është një bazë e NATO-s. Ndërkohë që për sa i përket gjithë këtyre flotave, do të kemi mirëmbajtjen këtu në vend. Dhe nga të gjitha këto shpenzime, KAYO, shteti, kompania publike, fiton”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se modeli i ri i bashkëpunimit me sektorin privat bën që një pjesë e fondeve të investuara nga shteti të rikthehen sërish në buxhetin publik.

“Pra, shteti paguan në këtë rast Timak-un, në një rast tjetër një kompani tjetër, se janë një sërë marrëveshjesh që ka lidhur dhe po lidh KAYO, dhe pjesa private merr pjesën e vet, Arjeta të vetën, shteti merr të vetën, dhe kështu një pjesë e parave të shtetit kthehen përsëri te shteti dhe riinvestohen përsëri ashtu dhe aty ku shihet e nevojshme. Kjo është Shqipëria e re që funksionon përditë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Salla: Mbështetja e agropërpunimit, çelësi për rritjen e eksporteve dhe të ardhurave të fermerëve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vlerësoi një sipërmarrje të agro-përpunimit në Kavajë si një shembull të suksesshëm…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla: Mbështetja e agropërpunimit, çelësi për rritjen e eksporteve dhe të ardhurave të fermerëve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vlerësoi një sipërmarrje të agro-përpunimit në Kavajë si një shembull të suksesshëm…