Rama: Brenda 2028-ës synojmë që ushtria shqiptare të pajiset plotësisht me mjete “Made in Albania”

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në eventin për marrjen në dorëzim nga Forcat e Armatosura, të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s nga kompania “Timak Defence”.


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në eventin për marrjen në dorëzim nga Forcat e Armatosura, të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s nga kompania “Timak Defence”.

Një fjalën e tij kreu i qeverisë, tha se kompania shtetërore KAYO do të jetë në qendër të zhvillimit të industrisë së re të mbrojtjes në Shqipëri, duke theksuar se qeveria synon të prodhojë në vend sa më shumë pajisje dhe mjete ushtarake, në bashkëpunim me kompani ndërkombëtare.

Sipas Ramës, KAYO është një kompani me 100% kapital shtetëror, e krijuar për të koordinuar zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe për të negociuar të gjitha marrëveshjet me partnerët e huaj.

“Ne nuk jemi më të prirur të blejmë nga jashtë asgjë që mund ta prodhojmë këtu. Ne nuk jemi të prirur të mikpresim këtu kompani të huaja që marrin asetet tona dhe pastaj gjithçka e çojnë jashtë. Ne nuk jemi të prirur që të shohim se si të tjerët fitojnë, ndërkohë që shteti shqiptar thjesht vë në dispozicion asete dhe thjesht merr disa nga të mirat e kësaj pune, që janë teknologjia, punësimi e të tjerë e të tjerë. Por ne duam që çdo kompani që vjen në Shqipëri për të investuar dhe që është e mirëpritur, të pranojë shtetin si ortak”, tha Rama.

Kryeministri tha se KAYO ka nisur tashmë të gjenerojë të ardhura përmes partneriteteve të krijuara dhe se të gjitha kompanitë e interesuara për të investuar në industrinë shqiptare të mbrojtjes do të negociojnë përmes kësaj kompanie.

Rama theksoi se janë prodhuar 40 mjete ushtarake në bashkëpunim me kompaninë “Timak” dhe partnerë ndërkombëtarë të industrisë së automjeteve. Ai nënvizoi se këto mjete do t’i vihen në dispozicion Forcave të Armatosura Shqiptare.

“Flitet shumë këtë kohë për tradhti e për shitje të atdheut e për lloj-lloj idiotësish që mund t’i mbajnë në mend dhe t’i artikulojnë ata të cilët do ta kishin tradhtuar, do ta kishin shitur dhe do t’i kishin bërë të gjitha ato për të cilat akuzojnë. Sepse kështu thotë një fjalë e mençur: “Kush të akuzon pa prova, ose e ka bërë vetë, ose do ta bënte vetë atë për të cilën të akuzon”.

“Por ja, kjo është tradhtia jonë: që sot një kompani e krijuar për të shërbyer si qendër graviteti e industrisë tonë të re të mbrojtjes, 100% aksione të shtetit, ka filluar të arkëtojë të ardhura nga këtë lloj sinergjish. Dhe të gjitha kompanitë që kanë ardhur dhe që do të vijnë nga vendet partnere kanë vetëm një derë për të ulur, për të diskutuar, për të negociuar dhe për të bërë marrëveshje, që është dera e kompanisë KAYO. Së shpejti ne do të jemi përsëri së bashku për të parë të tjera zhvillime që deri dje do të ishin të pabesueshme. Këto mjete janë mjete të prodhuara këtu në vend. Janë 40 mjete të prodhuara në bashkëpunim me kolosë të industrisë së automotivit, të cilët i kanë besuar Timak-ut dhe të cilët kanë nënshkruar marrëveshje me Timak-un, dhe prej të cilëve Timak-u merr pjesë të caktuara dhe pastaj këtu bën të gjithë prodhimin e mjeteve”, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, objektivi është që deri në vitin 2028 ushtria shqiptare të ketë të gjitha mjetet dhe kapacitetet e nevojshme, nga automjetet e lehta, deri te sistemet më të avancuara, sipas standardeve të NATO-s.

“Plani ynë, që folëm edhe me shefin e Shtabit, të cilin dua ta falënderoj shumë për këtë hov që i ka dhënë gjithë kësaj faze të rilindjes së industrisë ushtarake, brenda vitit 2028 ushtria shqiptare do t’i ketë të gjitha mjetet, të gjitha kapacitetet, që nga makina më e lehtë, deri tek armët më të sofistikuara. Nuk do të ketë më asnjë katërrotak që t’i mungojë Forcave tona të Armatosura. Do të ketë flotë mjetesh të mëdha sipas standardeve të NATO-s për numër forcash për kilometër territor, dhe ndërkohë do të jetë e pajisur me shumëçka tjetër që ka filluar të projektohet dhe të prodhohet në vend.

Kemi marrëveshje me kolosë të industrisë ushtarake, dhe mos u çudisni kur një ditë të vijmë përsëri këtu dhe të ekspozojmë gjëra të prodhuara këtu, të cilat do t’ia japim edhe ushtrisë më të madhe të botës, ushtrisë amerikane, prodhime ‘Made in Albania’. Parafytyroni një ushtar të Shteteve të Bashkuara me një prodhim ‘Made in Albania’ në mesin e pajisjeve të tij! Kush do ta kishte imagjinuar, sikur t’jua thoshin deri jo shumë vite më parë?! Askush”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Salla: Mbështetja e agropërpunimit, çelësi për rritjen e eksporteve dhe të ardhurave të fermerëve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vlerësoi një sipërmarrje të agro-përpunimit në Kavajë si një shembull të suksesshëm…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla: Mbështetja e agropërpunimit, çelësi për rritjen e eksporteve dhe të ardhurave të fermerëve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vlerësoi një sipërmarrje të agro-përpunimit në Kavajë si një shembull të suksesshëm…