
Rama: Kjo nuk është beteja e PS për të mbetur në pushtet, por e Shqipërisë për të zënë vendin në BE
Gjatë mbledhjes së zhvilluar sot me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe kryetarët e komisioneve parlamentare Kryeministri Edi Rama prezantoi një tjetër dokument “Prania Besnike”, pas “Besës” të prezantuar më herët.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar sot me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe kryetarët e komisioneve parlamentare Kryeministri Edi Rama prezantoi një tjetër dokument “Prania Besnike”, pas “Besës” të prezantuar më herët.
Në fjalën e tij Rama e cilësoi këtë si një aneks të “Besës”, duke e vendosur në qendër të vëmendjes si një udhërrëfyes për punët e brendshme të partisë dhe për mënyrën se si PS duhet të lidhet me qytetarët.
Gjithashtu Rama theksoi se “Partia Socialiste ushtron pushtetin sipas Kushtetutës dhe për aq kohë sa populli ia ka dhënë dhe për aq kohë sa ka votat në Kuvend për të bërë ato për të cilat është zotuar përpara popullit”.
Kryeministri Rama u ndal edhe tek mandati i katërt i PS-së duke nënvizuar se “mandati i katërt duhet të jetë kapitulli një kthese të madhe jo vetëm për faktin historik që Shqipëria do të mbyllë negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian, as vetëm për faktin se prodhimi ynë i brendshëm do kapërcejë mbi kufirin e 30 miliardë eurove në vit, që përbën një kthesë për ekonominë, por dhe sepse ky për Partinë Socialiste duhet të jetë mandati i një kthese strategjike drejt njerëzve”.
Rama u ndal edhe procesi i anëtarësimit duke theksuar se “misioni i qeverisë dhe i Partisë Socialiste do të vazhdojë deri në përmbylljen e procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian”.
Marrë nga ATSH
















