Kingji vizitë në Rumani, rritje e ndërveprueshmërisë mes forcave të Aleancës
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, zhvilloi një vizitë pune në Rumani, ku vizitoi Komandën e Korpusit Shumëkombësh Juglindor (HQ MNC-SE), duke u njohur nga afër me rolin dhe kontributin e kësaj strukture në forcimin e Krahut Lindor të Aleancës.

Gjatë vizitës, Kingji vlerësoi HQ MNC-SE si një shembull konkret të bashkëpunimit shumëkombësh dhe mbrojtjes kolektive, në funksion të garantimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Në vijim të agjendës, ai zhvilloi takime me shefin e Shtabit të Korpusit, gjeneralmajor Costantin Nicolaescu, si dhe me komandantin e Grupbatalionit të Forcave të Përparuara Tokësore, kolonel Florian De La Tousche, ku u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ushtarak dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave.
Gjenerallejtënant Kingji u prit dhe nga shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Rumune, gjeneral Gheorghiță Vlad.
Gjenerallejtënant Kingji dhe homologët rumunë riafirmuan angazhimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit ushtarak, duke theksuar kontributin e Forcave të Armatosura të të dy vendeve në garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.
Marrë nga ATSH