
29-vjetori i Tragjedisë së Otrantos
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, z. Fate Velaj, kujton se në këtë ditë, 9 vite më parë, në Vlorë, ai organizoi një konferencë ndërkombëtare kushtuar kësaj ngjarjeje tragjike.

Sot shënohet 29-vjetori i Tragjedisë së Otrantos, ku humbën jetën mbi 80 djem e vajza, nëna e baballarë, në përpjekjen e tyre të dëshpëruar për t’u larguar drejt Italisë, nga frika dhe pasiguria e trazirave të marsit 1997.
Me këtë rast, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, z. Fate Velaj, kujton se në këtë ditë, 9 vite më parë, në Vlorë, ai organizoi një konferencë ndërkombëtare kushtuar kësaj ngjarjeje tragjike.

POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE NË AUSTRI
Sot shënohet 29-vjetori i Tragjedisë së Otrantos, ku humbën jetën mbi 80 djem e vajza, nëna e baballarë, në përpjekjen e tyre të dëshpëruar për t’u larguar drejt Italisë, nga frika dhe pasiguria e trazirave të marsit 1997.
Me këtë rast, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, z. Fate Velaj, kujton se në këtë ditë, 9 vite më parë, në Vlorë, ai organizoi një konferencë ndërkombëtare kushtuar kësaj ngjarjeje tragjike. Në këtë konferencë morën pjesë personalitete të rëndësishme si Edi Rama, Giuseppe Marchionna, Costas Varotsos dhe Bernardo Natarangelo. Diskutimeve iu bashkuan gjithashtu të mbijetuar dhe familjarë të viktimave, duke sjellë dëshmi të drejtpërdrejta dhe emocionale.
Në kuadër të kësaj konference, u përcollën edhe mesazhe nga personalitete ndërkombëtare si Romano Prodi dhe Franz Vranitzky.
Me propozimin e tij, Bashkia e Vlorës i akordoi titullin “Qytetar Nderi i Vlorës” z. Giuseppe Marchionna, në shenjë mirënjohjeje për ndihmesën e tij ndaj emigrantëve shqiptarë në vitin 1991.
Gjithashtu, po në këtë datë 9 vite më parë, Ambasadori Velaj organizoi një udhëtim përkujtimor me traget drejt Otrantos, me pjesëmarrjen e të mbijetuarve, familjarëve dhe qytetarëve të shumtë. Në Castello Aragonese u zhvillua një simpozium përkujtimor, si një akt reflektimi dhe kujtese kolektive, me qëllimin që kjo tragjedi të mos harrohet dhe të mos përsëritet më kurrë.



















