
Begaj: Muaji i shenjtë i Ramazanit të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin
Presidenti Bajram Begaj përcolli sot mesazh urimi për besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të agjërimit në muajin e bekuar të Ramazanit.

Presidenti Bajram Begaj përcolli sot mesazh urimi për besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të agjërimit në muajin e bekuar të Ramazanit.
Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit uroi agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët myslimanë, duke shprehur dëshirën që ky muaj i shenjtë të shërbejë si një kohë solidariteti dhe afrimi mes njerëzve.
“Besimtarët myslimanë fillojnë nesër agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit. Duke dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar për gjithë besimtarët myslimanë, uroj që ky muaj i shenjtë të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin. Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë”, theksoi Begaj.
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën do të nisin nesër agjërimin, i cili zgjat për 30 ditë. Për besimtarët myslimanë, Ramazani është muaji i agjërimit, i kuranit, i mëshirës dhe i faljes.
Burimi ATSH


















