“Rrënjët po ju thërrasin”, Rama ndan videon për Samitin e Diasporës realizuar me IA

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video mirëseardhjeje për Samitin e Diasporës, me figurat më të shquara të kombit shqiptar që nga, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, te Ismail Qemali dhe Nënë Tereza.


Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video mirëseardhjeje për Samitin e Diasporës, me figurat më të shquara të kombit shqiptar që nga, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, te Ismail Qemali dhe Nënë Tereza.

Video e cila nis me Gjon Buzukun, hartuesin e librit të parë në gjuhën shqipe është krijuar me Inteligjencë Artificiale

Video mesazhi për Samitin e Diasporës, “Përmes Rrënjëve Lartësohemi, Të Bashkuar Forcohemi”, vijon me vëllezërit Frashëri, Gjergj Fishtën, me heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me atin e pavarësisë, Ismal Qemali, Nënë Terezën, Marin Barletin, Jeronim De Radën, Faik Konicën, Fan Nolin, Naum Veqilharxhin, Karl Gegën, Eqerem Çabejn, Marie Krajën, Ibrahim Kodrën, Bekim Fehmiun, Vangjush Mion, Aleksandër Moisiun, Petro Marubin, Onufrin, Luigj Gurakuqin, Jan Kukuzelin, Ismail Kadarenë, Migjenin dhe mbyllet me Mithat Frashërin.

Samiti i Katërt i Diasporës do të zhvillohet nga 13 deri më 15 prill 2026 në Tiranë.

Ky samit synon të forcojë lidhjet me shqiptarët në mbarë botën dhe të kthejë idetë në veprime konkrete për zhvillimin e vendit.

Samiti do të ofrojë një program të detajuar me panele tematikë ku pjesëmarrësit mund të zgjedhin fusha të ndryshme interesi, duke përfshirë ekonomi, kulturë, art dhe teknologji.

Pjesëmarrësit mund të plotësojnë formularin online për të rezervuar vendin e tyre dhe për të zgjedhur panelet që i frymëzojnë më shumë.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar bashkëpunimin me diasporën dhe për të shfrytëzuar potencialin e saj për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social të vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Dialogu dhe ballafaqimi demokratik rruga e vetme, jo nxitja e dhunës

Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e dialogut dhe të ballafaqimit demokratik të ideve për zgjidhjen e problematikave, duke sjellë në…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Dialogu dhe ballafaqimi demokratik rruga e vetme, jo nxitja e dhunës

Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e dialogut dhe të ballafaqimit demokratik të ideve për zgjidhjen e problematikave, duke sjellë në…