Rama në grupin e PS: Shqipëria 2030 në BE, sfida e sfidave

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, mblodhi sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, mblodhi sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Mbledhja u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, pa praninë e medieve.

Në fokus të takimit ishte angazhimi i deputetëve në punimet e Kuvendit, si dhe vijimi i takimeve me qytetarët në funksion të turit “Punët e Shqipërisë”.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se i kishte bërë përshtypje angazhimi dhe dëshira për të dëgjuar në çdo Asamble.

“Më ka bërë përshtypje angazhimi dhe dëshira për të dëgjuar në çdo Asamble faktikisht”, tha Rama.

Duke folur për turin “Punët e Shqipërisë”, Rama tha se ndryshe nga më parë, kur flet për ekonominë, ndjen nga atmosfera në sallë se ka një pranim të faktit që ekonomia ka hyrë në një rrugë që i jep të gjithëve shpresë dhe që ka vetëm përmirësim.

Kur flet për pagat, është shumë e qartë që njerëzit mund të bëjnë menjëherë verifikimin tek vetja dhe tek të tjerët përreth.

Sa i përket objektivit Shqipëria 2030 në BE, Rama theksoi se është sfida e sfidave.

“Kjo është sfida e sfidave jo për ne, por është sfida e sfidave për një forcë politike që gjendet me fatin e vendit në duar që ne të mbyllim një varg kapitujsh të historisë, duke vulosur përkatësinë europiane të Shqipërisë dhe duke siguruar anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, tha Rama.

Sa i përket zgjedhjeve në Partinë Socialiste, Rama tha se procesi ka nisur për të energjizuar komplet PS-në në funksion të zgjedhjeve vendore.

“Ne kemi hyrë në këtë proces në radhë të parë për të energjizuar komplet PS-në në funksion të zgjedhjeve vendore. Se përballë ne kemi vetëm veten, sfidën që kemi për të realizuar misionin tonë”, tha Rama.

PS ka nisur turin “Punët e Shqipërisë”, ku zhvillohen takime me qytetarët në gjithë vendin për të diskutuar mbi problemet që kërkojnë zgjidhje konkrete.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…