
Begaj takim me Osmanin: Forcojmë partneritetin strategjik drejt qëllimeve të përbashkëta
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot takim me Presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë pas pjesëmarrjes në aktivitetet që shënuan 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot takim me Presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë pas pjesëmarrjes në aktivitetet që shënuan 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Presidenti shkroi në rrjetet sociale se “Shqipëria dhe Kosova janë të vendosura të forcojnë partneritetin strategjik për të ecur së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta”.
“Në këtë 18-vjetor të Pavarësisë, Kosova dëshmon pjekuri me vendosjen e stabilitetit politik dhe besnikëri ndaj miqve ndërkombëtarë, SHBA-së dhe BE-së”, u shpreh Begaj ndërsa solli momente nga takimi me Presidenten e Kosovës.
Edhe Presidentja Osmani njoftoi për takimin që e cilësoi në atmosferë festive.
“Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës dhe qytetarëve tanë”, shkroi Osmani në rrjetet sociale.
Në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën u festua sot 18-vjetori i shpalljes së Pavarësisë.
Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në seancën solemne që u zhvillua në Kuvendin e Kosovës, ku u shpreh se Kosova sot ecën e sigurt drejt së ardhmes, pa harruar të shkuarën dhe sakrificat e bëra.
Marrë nga ATSH


















