Nufi: NATO mbetet garancia më e fortë e sigurisë dhe paqes

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përshëndeti sot 77-vjetorin e themelimit të NATO, duke e cilësuar aleancën si strukturën më të madhe dhe më të fuqishme të sigurisë dhe paqes në botë.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përshëndeti sot 77-vjetorin e themelimit të NATO, duke e cilësuar aleancën si strukturën më të madhe dhe më të fuqishme të sigurisë dhe paqes në botë.

Në një postim në rrjetet sociale, Nufi theksoi se që prej vitit 1949, NATO ka qenë garancia më e fortë e lirisë, sigurisë dhe mbrojtjes kolektive për vendet anëtare, duke dëshmuar se uniteti dhe solidariteti mbeten themeli i paqes së qëndrueshme.

Sipas tij, në një kontekst global që ndryshon me ritme të shpejta dhe përballet me sfida të reja të sigurisë, Aleanca mbetet e palëkundur në misionin e saj për të mbrojtur vlerat demokratike dhe për të garantuar sigurinë e çdo vendi anëtar.

“77 vite, 32 kombe, 29 gjuhë, një qëllim i përbashkët, një Aleancë: NATO”, u shpreh ministri, duke vënë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit dhe kohezionit ndërmjet aleatëve.

Shqipëria është anëtare e NATO-s që prej vitit 2009 dhe vijon të kontribuojë në misionet dhe operacionet e Aleancës në funksion të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Ambasadori Ervin Bushati nderohet me çmimin “Diplomatic Award” në SHBA

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka marrë çmimin “Diplomatic Award” gjatë një aktiviteti të…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Ervin Bushati nderohet me çmimin “Diplomatic Award” në SHBA

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka marrë çmimin “Diplomatic Award” gjatë një aktiviteti të…