Ambasadorja Hoxha pret Kryetaren e Këshillit të Mësuesve të Gjuhës Shqipe në Kroaci

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Donika Hoxha priti në Ambasadë Kryetaren e Këshillit të Mësuesve të Gjuhës Shqipe në Kroaci, znj. Melita Orešković.


Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Donika Hoxha priti në Ambasadë Kryetaren e Këshillit të Mësuesve të Gjuhës Shqipe në Kroaci, znj. Melita Orešković.

Gjatë takimit u vlerësua puna dhe kontributi i çmuar që Këshilli, së bashku me anëtarët e komunitetit shqiptar në Kroaci, japin në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, si dhe në përpjekjet për përfshirjen sa më të drejtë të elementeve të historisë, gjuhës dhe kulturës shqiptare në kurrikulat shkollore në Kroaci.

Biseda u ndal gjithashtu tek aktivitetet e ardhshme kulturore dhe artistike të organizuara nga Shoqata Teatrore “Mërgimtari”, të cilat përbëjnë një vlerë të shtuar për jetën kulturore të komunitetit shqiptar dhe një urë të rëndësishme lidhëse mes kulturave.

Ambasadorja vlerësoi veçanërisht angazhimin e znj. Orešković në Samitin e Diasporës dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në promovimin e gjuhës shqipe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Gjuha, kultura dhe arti mbeten ambasadorët më të mirë të një kombi, dhe falë përkushtimit të mësuesve të gjuhës shqipe në Kroaci, ato vazhdojnë të jetojnë dhe të përcillen me pasion tek brezat e rinj.

Burimi: Faqja zyrtare e Ambasadës

OKB – Trump: Shqipëria dhe Kosova mes vendeve që angazhohen për stabilizimin e Gazës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falënderuar vendet që, sipas tij, janë angazhuar për të ndihmuar…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

OKB – Trump: Shqipëria dhe Kosova mes vendeve që angazhohen për stabilizimin e Gazës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falënderuar vendet që, sipas tij, janë angazhuar për të ndihmuar…