Jaupaj dhe homologia e Kosovës vizitojnë Parkun Kombëtar të Dajtit

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj së bashku me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës Fitore Pacolli, vizituan Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit, një nga pasuritë natyrore më të rëndësishme pranë Tiranës.


Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj së bashku me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës Fitore Pacolli, vizituan Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit, një nga pasuritë natyrore më të rëndësishme pranë Tiranës.

“Me një biodiversitet të larmishëm dhe 8 tipe habitatesh natyrore, Dajti mbetet një model i menaxhimit të zonave të mbrojtura, duke ndërthurur natyrën me turizmin dhe aktivitetet rekreative si një destinacion i dashur për të gjithë”, tha Jaupaj në një postim në rrjetet sociale.

Ministri Jaupaj u shpreh se Administrata e Zonave të Mbrojtura kujdeset në përditshmëri për parkun në të gjithë sipërfaqen e tij.
Gjithashtu Jaupaj dhe Pacolli vizituan edhe fidanishten e parkut kombëtar të Dajtit.

“Kjo fidanishte mbetet një element kyç për ruajtjen e biodiversitetit dhe pyllëzimin, duke i dhënë vlerë konkrete punës së përditshme në mbrojtje të natyrës, e njëkohësisht si model të cilin po e aplikojmë edhe në parqe të tjera kombëtare dhe natyrore”, tha Jaupaj.

Në takimin e djeshëm Jaupaj dhe ministrja Pacolli u dakordësuan për ndërtimin e mekanizmave të unifikuar të monitorimit, shkëmbimin e të dhënave dhe koordinimin në terren në të dy anët e kufirit, për të adresuar sfidat që lidhen me cilësinë e ujit.

Lexo më shumë nga

Demo pret delegacionin austriak, theksohet bashkëpunimi për integrimin europian

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo priti sot ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së bashku me…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo pret delegacionin austriak, theksohet bashkëpunimi për integrimin europian

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo priti sot ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së bashku me…