Rama: Program për të pajisur familjet me ndihmë ekonomike me kartë për ushqimet bazë

Kryeministri, njëherësh Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 3 në Tiranë.


Kryeministri, njëherësh Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 3 në Tiranë.

Në fjalën e tij, Rama u ndal te rritja e pensioneve, që sipas tij ka ardhur si pasojë e rritjes së ekonomisë në vend.

Kreu i Qeverisë, u shpreh se vite më parë, kjo rritje e pagave dhe pensioneve nuk ishte e mundur, sepse duhej të rritej ekonomia.

“Nuk e bënim dot rritjen e pensioneve. Kur më pyesnin si do bëhet me pensionet, unë thosha një gjë që ishte e vërteta, duhet të rrisim ekonominë, sepse nuk mund të bëjmë aventura. Ne i kemi rritur mundësitë. Në një vend ku rritet korrupsioni, nuk rriten mundësitë e rishpërndarjes. Nuk rritet buxheti, nuk rritet numri i përfituesve nga garat publike, nuk rriten pagat dhe pensionet siç po i rrisim ne”, tha Rama.

Sipas Ramës, rritja e pensioneve ka nisur në janar të këtij viti, ndërsa do të dyfishohet në janarin e vitit të ardhshëm, më pas do të trefishohet në 2028 dhe çdo vit do të ketë rishikim, për të arritur në nivele pensionesh të arsyeshme për Shqipërinë.

Kryeministri Rama bëri me dije se një tjetër program do integrohet së shpejti për familjet me ndihmë ekonomike dhe më gjerë.

Rama tha se këto familje do të pajisen me një kartë, që ata do e përdorin për të marrë ushqimet në çdo vend që ka kasë dhe kjo do të garantojë që gjithçka që paguan shteti shkon për ushqimet bazë sipas listës.

“Kjo është kategoria e parë, sepse pastaj do të kemi mundësi që me këtë sistem, nëse do duhet të bëhet një paketë mbrojtëse, ta japim te karta. Me këtë sistem do bëjmë mbështetje për ushtarakët dhe punonjësit e policisë që shërbejnë jashtë qytetit”, vijoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…